Policia serbe arreston një pjesëtar serb të FSK-së, reagon kryeministri Haradinaj


Policia e Serbisë ka arrestuar të premtë pjesëtarin e FSK-së, me përkatësi nacionale serbe Milosh Shoshiq, i cili po mbahet i arrestuar nga serbët në vendkalimin kufitar në Konçul.
Lajmin e ka bërë të ditur përmes një reagimi në profilin e tij në Faceboook, kryeministri Ramush Haradinaj, i cili ka shprehur shqetësimin e tij dhe të Qeverisë rrteh këtij rasti.
“Që nga dita e djeshme, ushtari i FSK-së, Milosh Shoshiq (i përkatësisë serbe), po mbahet i arrestuar nga policia serbe në vendkalimin kufitar në Konçul. Për këtë veprim shpreh shqetësimin tim dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës”, ka shkruar Haradinaj, transmeton Telegrafi.
“Kjo praktikë është në kundërshtim të plotë me të gjitha angazhimet që Qeveria e Kosovës, bashkë me bashkësinë ndërkombëtare, ka pasur në dy dekadat e fundit për integrim të plotë të komunitetit serb në institucionet e Kosovës. Do t'i qëndrojmë pranë familjes Shoshiq”, ka thënë kryeministri.
Ai u kishte bërë thirrje serbëve në Kosovë që të mos bëhen pjesë e Ushtrisë së Kosovës, duke theksuar se “në bazë të Ligjit penal të Serbisë pjesëmarrja në formacionet ilegale të armatosura është e dënueshme deri në dhjetë vjet burg”.
Gjuriq kishte theksuar se formimi i Ushtrisë së Kosovës është ilegal dhe bie ndesh me Rezolutën 1244 dhe Marrëveshjen së Kumanovës dhe është kundër qëllimeve të shtetit serb, e kjo, sipas tij, është stabiliteti afatgjatë. /Telegrafi/



































