LAJMI I FUNDIT:

Policia sekuestron drogë, armë zjarri dhe municion në Leposaviq

Policia sekuestron drogë, armë zjarri dhe municion në Leposaviq

Policia e Kosovës gjatë një bastisje ka gjetur narkotik, armë zjarri dhe municion në Leposaviq.

Sipas policisë, në fshatin Zamenicë Komuna e Leposaviqit ka realizuar një bastisje të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të personit të dyshuar mashkull kosovar, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar: Gjashtë qese me sasi të substancës së dyshuar të llojit Marihuanë me peshë rreth 2600 gram, një pushkë gjuetie dy tytëshe me 26 fishekë, katër karikatorë të armës së gjatë AK-47 me gjithësej 23 fishekë, dhe një radiolidhje.

“Në lidhje me rastin njësia e forenzikës ka bërë fotografimin dhe sekuestrimin e provave, po ashtu është njoftuar edhe prokurori kompetent ku me udhëzim të tij janë iniciuar rastet ‘Blerja , posedimi , shitja dhe shpërndarja e paautorizuar narkotikëve substancave psikotrope apo analoge’ dhe ‘Mbajtje në pronësi, posedimi i pa autorizuar i armës,. Lidhur me rastin personi i dyshuar nuk është hasur në shtëpi dhe i njëjti ndodhet në kërkim policor, derisa rasti është duke u trajtuar nga njësitë relevante policore sipas kompetencës”, thuhet në njoftim.


Në trend Lajme

Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

Kronika e Zezë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Kalo në kategori