LAJMI I FUNDIT:

Policia po heton rastin e letrës kërcënuese në Fakultetin Filologjik

Policia po heton rastin e letrës kërcënuese në Fakultetin Filologjik

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se po heton rastin rreth letrës kërcënuese që është gjetur në Fakultetin Filologjik.

Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës tha se Policia e ka marrë seriozisht letrën kërcënuese dhe është duke e hetuar rastin.

Ai tha se letra nuk ka ndonjë logo, është kërcënim drejtuar UP-së.


Borovci po ashtu sqaroi se kanë intervistuar disa persona dhe hetimet janë duke vazhduar.

Ndryshe, gjatë ditës është raportuar për një letër të gjetur në Fakultetin filologjik ku thuhej “ISIS-i ka me sulmua me datën 15.02.2017. Shihemi te Zoti”. /Telegrafi/