LAJMI I FUNDIT:

Policia nigeriane gjen kokën e prerë të një deputeti

Policia nigeriane gjen kokën e prerë të një deputeti

Policia në Nigeri ka gjetur kokën e prerë të një deputeti në një park.

Deputeti u raportua si person i humbur në Anambra në juglindje të vendit, ndërsa qeveria akuzoi forcat separatiste se po kryejnë aksione të cilat përfshijnë vrasje dhe rrëmbime, transmeton Telegrafi.


Verilindja e Nigerisë, është njëkohësisht edhe streha kryesore e grupit Igbo, të cilët kanë bërë përpjekje për shkëputje nga pjesa tjetër e Nigerisë, dhe këto thirrje e përpjekje janë mbështetur edhe nga grupi Populli Indigjen i Biafra-së (PIB).

Okechukwu Okoye, një ligjvënës nga asambleja shtetërore e Anambra-së dhe ndihmësi i tij u zhdukën që nga 15 maji, ndërsa koka e tij u gjet të shtunën në një park në një zonë jugore të qeverisë lokale në Nnewi, bëri të ditur Tochukwu Ikenga, zëdhënës i policisë në Anambra.

“Ligjvënësi u vra. Koka e tij u gjet në një rrugë në Nnobi. Ende nuk është kapur ndonjë i dyshuar”, thuhet në kumtesë e policisë. /Telegrafi/