LAJMI I FUNDIT:

Policia nesër bashkë me zyrtarët komunalë të zgjedhjeve në veri do të shkojë nëpër zyre

Policia nesër bashkë me zyrtarët komunalë të zgjedhjeve në veri do të shkojë nëpër zyre
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës së bashku me zyrtarët komunalë të zgjedhjeve të katër komunave veriore, gjatë ditës së nesërme do të shkojnë në zyrat komunale.

Kështu u tha në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, derisa u bë e ditur se ende nuk kanë pranuar plan operativ nga Policia e Kosovës. Këto zyre vazhdojnë të jenë të mbyllura për shkak të sigurisë dhe zyrtarët po kryejnë detyrat e tyre nga komunat ku veprojnë.

Kryeshefi ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj ka treguar hapat që janë ndërmarrë për të ofruar siguri për zyrtarët komunal për zgjedhjet e 18 dhjetorit në katër komunat veriore.


“Me qëllim të funksionalizimit të këtyre zyrave, ashtu siç është dakorduar KQZ në mbledhje, i kemi dërguar shkresën Ministrisë së Punëve të Brendshme, Policisë së Kosovës, si dhe Ministrisë së Arsimit, prej të cilave kemi kërkuar vlerësimin e situatës dhe ofrimin e sigurisë për zyrtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe katër komisioneve komunale të zgjedhjeve në secilën prej tyre. Funksionalizimi i komisioneve komunale zgjedhore është i domosdoshëm në kuadër të përgatitjeve për mbarëvajtjen e zgjedhjeve, sepse këto komisione kryejnë disa detyra të rëndësishme të përcaktuara me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme”, ka thënë Ahmetaj.

Ai ka shtuar se nuk kanë pranuar ende planin operativ të Policisë së Kosovës se si të veprojnë zyrtarët në komisionet komunale zgjedhore.

“Jeni në dijeni që javën e kaluar kemi pranuar një shkresë nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. Ndërsa, nga Policia e Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme nuk kemi pranuar ndonjë shkresë deri më tani, përveç takimit të sotëm që kemi pasur nga kryetari i KQZ-së dhe kryeshefi, takim me Policinë e Kosovës, ku jemi dakorduar për hapat e mëtutjeshëm për ofrimin e sigurisë për zyrtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe KKZ-në në tërësi për katër komunat. Takimi është mbajtur sot dhe jemi në pritje të përgatitjes së planit operativ nga Policia e Kosovës, në mënyrë që të dërgojnë zyrtarët që të veprojnë në komunat në të cilat janë përcaktuar për të punuar”, ka thënë ai.

Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi tha se në takimin e sotëm me Policinë e Kosovës, është thënë se nesër bashkë me zyrtarët do të shkojnë nëpër zyre.

“Sot jemi takuar me policinë dhe plani është që nesër zyrtarët tanë së bashku me policinë të shkojnë nëpër zyrat tona komunale të veriut. Planin operacional për këtë aktivitet e bën policia së bashku me sekretariatin dhe nesër mbetet të shihet se sa kemi pasur mundësi që të kemi qasje në zyrat tona dhe sa do të kemi qasje në vendvotime në veri edhe mbetet të shihet në ditëve në vijim”, ka deklaruar Radoniqi.

Anëtari i KQZ-së, Sami Hamiti tha se nuk po ofrohen kushtet që të mbahen zgjedhjet.

“Sot jemi dy javë para zgjedhjeve, asnjë veprim nuk është marrë. Shkresën të cilën unë e lexova me shumë vëmendje të Ministrisë së Arsimit, ajo ikën nga përgjegjësia, nuk mund të thotë se cilave institucioneve iu drejtohesh… Jemi në një situatë të cilën pashmangshëm – hajt, se vjen dikush e thotë se nuk po mund t’i mbajmë zgjedhjet, e mos të mbetet tek unë. Nuk ka ndodhur që këto takime me ato institucione të ndodhin dy javë para zgjedhjeve, në një situatë në të cilën jemi atje. Situata është shqetësuese në njërën anë, KQZ veprimet kushtetuese që ka kompetenca e kryen, por nuk mundet askush t’i ikë përgjegjësisë”, ka thënë ai.

Por, për këtë është shprehur optimist kryesuesi i KQZ-së, ku tha se po kryhen të gjitha punët që zgjedhjet e datës 18 dhjetor të mbahen me sukses.

Në mbledhjen e sotme të KQZ-së janë certifikuar edhe subjektet politikë dhe kandidatëve që garojnë për ulëse në Kuvendin Komunat të Zveçanit dhe Leposaviqit. Sipas vendimit të KQZ-së janë tri subjekte politike që do të garojnë për ulëse në këto dy kuvende, ndërsa numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar është 52 kandidatë.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti për çështjen e gjuhës shqipe në Maqedoni të Veriut: Pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Kurti për çështjen e gjuhës shqipe në Maqedoni të Veriut: Pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Lajme
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me siguri drejtor ka qenë Kadri Veseli

Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me siguri drejtor ka qenë Kadri Veseli

Drejtësi
Bajrami i reagon Kelmendit: Pyetni Jusuf Thaçin dhe Arben Vitinë për projektin e digjitalizimit

Bajrami i reagon Kelmendit: Pyetni Jusuf Thaçin dhe Arben Vitinë për projektin e digjitalizimit

Lajme

"Hykmete ku është paswordi?" - Kelmendi kërkon llogari nga ish-ministrja për platformën e digjitalizimit prej 5.6 milionë euro

Lajme
Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj dy personave, njëri prej tyre mjek në QKUK nën dyshimin se falsifikoi dokumentin zyrtar

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj dy personave, njëri prej tyre mjek në QKUK nën dyshimin se falsifikoi dokumentin zyrtar

Drejtësi
Kurti: Jam i gatshëm që sa më parë ta mbajmë edhe një mbledhje me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë

Kurti: Jam i gatshëm që sa më parë ta mbajmë edhe një mbledhje me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë

Lajme
Kalo në kategori