LAJMI I FUNDIT:

Policia në SHBA nis përdorimin e inteligjencës artificiale për identifikimin e kriminelëve

Policia në SHBA nis përdorimin e inteligjencës artificiale për identifikimin e kriminelëve

Policia në shtetin amerikan të Nju Jorkut kanë kapur dhe dënuar një trafikues droge duke u bazuar në zakonet e tija të dyshimta të drejtimit të veturës, duke iu falënderuar gjurmimit të targave e cila u krye nga inteligjenca artificiale.

Sipas një raporti nga revista Forbes, softueri i inteligjencës artificiale skanoi modelet e drejtimit nga 1.6 miliardë targe të veturave të marra nga kamerat e Njohjes Automatike të Targave, të cilat janë të vendosura në të gjithë shtetin.


Mjeti i fuqishëm i inteligjencës artificiale zbuloi se kundërvajtësi kishte udhëtuar nëpërmjet korridoreve të njohura për trafikun e lëndëve narkotike midis qyteteve, ndërsa zbuloi gjithashtu se ai kishte qëndruar në mënyrë të përsëritur në disa vende për periudha të shkurtra kohe, përcjell Telegrafi.

I ndërtuar nga kompania e teknologjisë Rekord, softueri ANPR është në 23 departamente policore në SHBA, raporton Forbes.

Drive në anën tjetër shkruan se softueri ANPR i Rekord është shitur edhe tek departamentet e policisë në Australi.

Megjithatë, departamentet australiane të policisë të kontaktuara nga Drive, akoma nuk kanë dhënë koment mbi atë se a po përdoret inteligjenca artificiale për identifikimin e zakoneve të pazakonta, dhe potencialisht kriminale. /Telegrafi/