Policia ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për identifikimin e një gruaje në Prishtinë.

Në njoftim thuhet se, Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi.


E dyshuara kërkohet për përfshirje në veprën “Lëndim i lehtë trupor”.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e saj, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: info@kosovopolice.com /Telegrafi/