LAJMI I FUNDIT:
Ferizaj 13° heavyrainshowers_day

Policia në Ferizaj gjatë javës së kaluar shqipton një mijë e 356 gjoba në komunikacion

Policia në Ferizaj gjatë javës së kaluar shqipton një mijë e 356 gjoba në komunikacion

Policia Rajonale e Ferizajt gjatë javës së kaluar ka shqiptuar gjithsejtë një mijë e 356 gjoba kundërvajtëse në komunikacion dhe ka pezulluar 7 patentë shofer ndaj drejtuesve të automjeteve të cilët kanë bërë shkelje të rënda në trafik.

Sipas raportit javor të Policisë nëFerizaj, përveç gjobave janë shkaktuar edhe 33 aksidente në të cilat kanë pësuar lëndime 19 persona.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut. Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë dhe të raportojnë çdo kundërvajtje në trafik”, thuhet në raportin javor të Policisë./Telegrafi/