LAJMI I FUNDIT:

Policia mbyll dy ordinanca në Gjilan, ushtronin veprimtari të kundërligjshme mjekësore dhe farmaceutike

Policia mbyll dy ordinanca në Gjilan, ushtronin veprimtari të kundërligjshme mjekësore dhe farmaceutike

Policia e Kosovës, në kuadër të Operacionit policor “Ordinanca”, ka mbyllur dy ordinanca private për “ushtrim të kunderligjshëm i veprimtarive mjekësore dhe farmaceutike”

Në njoftimin e Policisë së Kosovës, thuhet se Drejtoria për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit me njësitet relevante të saj, në kuadër të implementimit të planit operativ të koduar me emrin “Ordinanca” me datë 22.03.2019, sipas urdhrit të gjykatës kompetente kishin kontrolluar katër ordinanca private, të cilat ofronin shërbime shëndetësore në rajonin e Gjilanit dhe gjatë operacionit një person ishte arrestuar si dhe ishin konfiskuar dëshmi relevante për procedura të mëtejme, përcjell Telegrafi.


Policia në bashkëpunim me inspektorët e autoriteteve kompetente ka vazhduar me veprimet e tyre dhe deri në këtë fazë, sot me 25.03.2019, dy ordinanca janë mbyllur për ‘ushtrim të kunderligjshëm i veprimtarive mjekësore dhe farmaceutike’”, thuhet në njoftim

“Policia e Kosovës është duke kryer hetime të mëtejme lidhur me rastet dhe në bashkëpunim me autoritetet janë të përkushtuara në zbatimin e ligjit dhe funksionimin e plotë të procedurave ligjore sipas ligjeve të aplikueshme në vend”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Drejtësi
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori