Policia kryen kontrolle në tre shkolla të Vushtrrisë, nuk gjendet asgjë e dyshuar

Pas vrasjeve të fundit në Vushtrri janë marrë masa shtesë për të rritur sigurinë dhe për të garantuar një mjedis të sigurt për qytetarët e Vushtrrisë.
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka njoftuar se sot Policia e Kosovës ka kryer disa kontrolle në tre shkolla, përfshirë SHMT “Lutfi Musiqi”, SHMP “Bahri Haxha” dhe Gjimnazin “Eqrem Çabej”, shkruan Telegrafi.
Idrizi ka thënë se kontrollet janë realizuar me qëllim të verifikimit të sigurisë dhe për të siguruar që nuk kishte asnjë kërcënim të mundshëm për nxënësit dhe mësimdhënësit.
Thuhet se gjatë këtyre kontrolleve, nuk është hasur asgjë e dyshimtë.
“Kjo është pjesë e një serie masash që do të vazhdojmë të implementojmë për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët dhe për të luftuar çdo formë të dhunës dhe pasigurisë. Ne do të qëndrojmë të angazhuar për të ofruar mbështetje dhe siguri për komunitetin tonë”, ka thënë ai.
Kujtojmë që gjatë ditës së djeshme është mbajtur mbledhja urgjente e Këshillit për Siguri në Bashkësi në Komunën e Vushtrrisë.
Idrizi i’u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave dhe qytetarëve të Vushtrrisë.
Më 23.03.2025, një 19 vjeçar është vrarë me armë zjarri nga bashkëmoshatari i tij. Vrasja ka ndodhur rreth orës 20:35 në rrugën “Galip Badivuku” në Vushtrri.
Viktima ka inicialet A.Z., ndërsa dorasi ka inicialet B.D.
Tashmë B.D. ka pranuar fajësinë dhe më pas Gjykata Themelore në Mitrovicë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj tij.
Ndërsa dje, më 24.03.2025 ka ndodhur një tjetër vrasje në fshatin Stanoc ku është vrarë një grua dhe më pas autori i dyshuar ka kryer vetëvrasje.
Familjari i viktimës, Rrahim Ajeti, para gazetarëve ka deklaruar se dyshojnë që vrasja ka ndodhur për shkak se viktima kishte ndërruar vendin e punës dhe nuk punonte më tek dorasi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump thotë se është i zemëruar me Putinin - vjen reagimi i parë nga Rusia

“E nxore fytyrën, mashtruese” - kriset miqësia mes Eglit dhe Danjës

Përplasen ashpër, Gjesti - Eglit: Prej këtij momenti mos të pafsha këtë fytyrë

Familja Muçiqi fal gjakun pas aksidentit tragjik në Fushë Kosovë

“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

Polonia dhe SHBA nënshkruajnë një marrëveshje të rëndësishme mbrojtjeje: "Siguria nuk ka çmim"

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po shuhet përfundimisht dialogu Kosovë-Serbi? - Analistët në Beograd: Kosova s’është më temë

Aksident me fatalitet në Bresje të Fushë-Kosovës, mbyllet përkohësisht rruga Prishtinë-Pejë

Bota ngritet kundër Elon Muskut, 200 protesta në ditë kundër pronarit të Teslas

Goditeni nga rryma sa herë që prekni diçka? Ekspertët zbulojnë pse ndodh kjo dhe si të parandaloni

Prindërit e Gjestit thonë dy fjalë për Egli Takon, i kërkojnë falje familjarëve të saj

Bournemouth vendos çmimin për Antoine Semenyo – kërkohet nga tre klube të mëdha angleze