LAJMI I FUNDIT:
Mitrovica 15° clearsky_day

Vrasjet në Vushtrri – Kryetari i Komunës shpreh ngushëllime, thërret mbledhje urgjente të Këshillit për Siguri

Vrasjet në Vushtrri – Kryetari i Komunës shpreh ngushëllime, thërret mbledhje urgjente të Këshillit për Siguri

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka reaguar lidhur me dy vrasjet e fundit që kanë ndodhur në Vushtrri.

Idrizi ka thënë se dy ditët e fundt kanë sjellur ndodhi tragjike dhe se nuk ka fjalë të mjaftueshme për të shprehur dhimbjen dhe shqetësimin për humbjen e jetëve të qytetarëve, shkruan Telegrafi.

“Ky ka qenë një moment shumë i vështirë për të gjithë ne dhe për komunitetin tonë. Për këtë arsye, direkt kam thirrur një mbledhje urgjente të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi”, ka thënë Idrizi.


Idrizi i’u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave dhe qytetarëve të Vushtrrisë.

“Organet e sigurisë po i trajtojnë këto dy raste dhe ne presim që drejtësia ta thotë fjalën e fundit”, ka thënë tutje ai.

Më 23.03.2025, një 19 vjeçar është vrarë me armë zjarri nga bashkëmoshatari i tij. Vrasja ka ndodhur rreth orës 20:35 në rrugën “Galip Badivuku” në Vushtrri.

Viktima ka inicialet A.Z., ndërsa dorasi ka inicialet B.D.

Tashmë B.D. ka pranuar fajësinë dhe më pas Gjykata Themelore në Mitrovicë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj tij.

Ndërsa dje, më 24.03.2025 ka ndodhur një tjetër vrasje në fshatin Stanoc ku është vrarë një grua dhe më pas autori i dyshuar ka kryer vetëvrasje.

Familjari i viktimës, Rrahim Ajeti, para gazetarëve ka deklaruar se dyshojnë që vrasja ka ndodhur për shkak se viktima kishte ndërruar vendin e punës dhe nuk punonte më tek dorasi.

“Nuk ka pasur ndonjë lidhje familjare. Ka qenë grua shembullore. Viktima dhe bashkëshorti i saj kanë punuar vite më parë te biznesi i të dyshuarit. Nuk janë burrë e grua”.

“Rrethanat se si ka ardhur deri te vrasja nuk i dimë akoma. Por dyshohet se shkaku kryesor të jetë xhelozia se pse ka shkuar në një vend tjetër pune dhe e ka lënë tek unë”, ka thënë Ajeti. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
I qeshur dhe duke bërë shenjën e grushtit - Jozi shfaqet në një tjetër video mes miqsh në Tiranë

I qeshur dhe duke bërë shenjën e grushtit - Jozi shfaqet në një tjetër video mes miqsh në Tiranë

Magazina
SHBA kryen një nga sulmet më vdekjeprurëse kundër Houthi

SHBA kryen një nga sulmet më vdekjeprurëse kundër Houthi

Azia
Gjesti befason me deklaratën në Big Brother VIP Albania: Unë vet e kam bërë punën që të më goditë dikush

Gjesti befason me deklaratën në Big Brother VIP Albania: Unë vet e kam bërë punën që të më goditë dikush

Magazina
Historiku: Atentati që tronditi Lezhën sonte, djali i viktimës i përfshirë në vrasjen e Brilant Martinajt

Historiku: Atentati që tronditi Lezhën sonte, djali i viktimës i përfshirë në vrasjen e Brilant Martinajt

Lajme
Haxhi Avdyli i LVV-së konfirmon marrëveshjen me Nismën: I kemi 61 vota

Haxhi Avdyli i LVV-së konfirmon marrëveshjen me Nismën: I kemi 61 vota

Lajme
Courtois zbulon pse Real Madridi u eliminua nga Arsenali, shkak një lojtar

Courtois zbulon pse Real Madridi u eliminua nga Arsenali, shkak një lojtar

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori