LAJMI I FUNDIT:

Policia jep detaje për aksidentin në Klinë, katër persona të lënduar

Policia jep detaje për aksidentin në Klinë, katër persona të lënduar

Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku në fshatin Dollc të Klinës.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Xhevat Ibra.

“Mund të ju konfirmoj se aksidenti ka ndodhur pas orës 18:00, mes dy automjeteve. Katër persona janë të lënduar të cilët kanë marrë trajtimin e duhur mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare, gjendja e tyre është stabile, nuk kanë pësuar lëndime të rënda”, tha ai.


Ibra tha se njësitë e policisë janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.

Ndërkaq, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur 43 aksidente, 15 prej të cilëve kanë rezultuar me persona të lënduar, ndërsa 28 sosh me dëme materiale, sipas statistikave të Policisë së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nikolloski: Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së

Nikolloski: Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së

Politikë
“Ka me pasë shumë akuza, ndoshta edhe arrestime”, Abrashi i LVV-së: Kjo është arma e fundit e opozitës, prokuroria e kapur

“Ka me pasë shumë akuza, ndoshta edhe arrestime”, Abrashi i LVV-së: Kjo është arma e fundit e opozitës, prokuroria e kapur

Lajme
Vrasja në Mitrovicë, Policia: Nuk dihet identiteti i të dyshuarit, hetuesit po punojnë në atë drejtim

Vrasja në Mitrovicë, Policia: Nuk dihet identiteti i të dyshuarit, hetuesit po punojnë në atë drejtim

Kronika e Zezë
“Me duart tona”: Romët që u detyruan të pastrojnë krimet e Serbisë në Kosovë

“Me duart tona”: Romët që u detyruan të pastrojnë krimet e Serbisë në Kosovë

Lajme
Benjamin: Nuk dihet qartë se kush e financon dezinformimin në Kosovë

Benjamin: Nuk dihet qartë se kush e financon dezinformimin në Kosovë

Lajme
Kërkohet prezencë më e madhe e policisë në njëvjetorin e sulmit terrorist në Banjskë

Kërkohet prezencë më e madhe e policisë në njëvjetorin e sulmit terrorist në Banjskë

Lajme
Kalo në kategori