Policia e Kosovës ka bërë të ditur për dy raste të hetimit të vdekjes, ku njëri rast ka ndodhur në Prishtinë dhe tjetri në Gjakovë.

Në raportin policor bëhet e ditur se të dy rastet kanë ndodhur të hënën.


Raporti i Policisë:

Prishtinë / 03.11.2025 – 14:40. Është raportuar se viktimës femër kosovare pasi i ishte keqësuar gjendja shëndetësore është ftuar ambulanca, e cila ka marrë viktimën dhe e ka dërguar në QKUK, ku aty ka ndërruar jetë.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion.

Gjakovë / 03.11.2025 – 15:00. Raportohet se në spitalin rajonal ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/