LAJMI I FUNDIT:

Policia gjobiti 129 shoferë në Shkup, 12 për tejkalim të shpejtësisë

Policia gjobiti 129 shoferë në Shkup, 12 për tejkalim të shpejtësisë

Sektori për Punë të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme (11.03.2024) ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik, me ç’rast vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 129 gjoba.

Nga gjobat e shqiptuara 12 kanë qenë për tejkalim të shpejtësisë, 13 për drejtim automjeti pa patentë shoferi, nëntë gjoba u shqiptuan për kalim në semafor të kuq, shtatë gjoba për mosvënien e rripit të sigurisë.

“Kontrollet në qarkullimin rrugor do të vijojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB./Telegrafi/