Policia e Kosovës ka vendosur të mos kursejë nga gjobat të gjithë ata vozitës që po kalojnë me vetura në rrugën “Xhorxh Bush” në Prishtinë.

Aktualisht në këtë rrugë janë duke vazhduar punimet për shndërrimin e kësaj pjese në shesh.


Nga Komuna e Prishtinës kanë bërë të ditur se gjoba për qytetarët të cilët kalojnë me veturat e tyre private në këtë rrugë do të jetë 500 euro si dhe për një vit marrja e patente shoferit.

325694969 684683556537862 8277332859181279454 n

Lidhur me shqiptimin e gjobave Telegrafi ka pyetur në Policinë e Kosovës të cilët kanë njoftuar se sot zyrtarisht ka filluar kjo procedurë.

“Në hyrje te rrugës “Xhorxh Bush”, kemi të vendosura dy patrulla policore, me  qellim te marrjes së  masave preventive si dhe ato te ndëshkimit për ngasësit qe nuk respektojnë shenjat e trafikut.  Njësiti i Trafikut të Qytetit, në ditët e para  ka dhënë vetëm vërejtje, sot ka filluar me shqiptimin e gjobave për ata që e kanë të ndaluar dhe hyjnë në zonën në fjalë, dhe deri tani janë shqiptuar 68 tiketa”, kanë deklaruar nga policia për Telegrafin.

325143794 913937159610983 4112667857571408352 n

Më tej është bërë e ditur se gjoba është sipas ligjit mbi komunikacionin rrugor, për mos respektim të shenjave te trafikut, 40 euro ndërsa tejkalimi i vijës se plote  është dënimi 150 dhe konfiskimi patentë shoferit për 3 muaj.

Vetëm taksitë, autobusët dhe automjetet emergjente (policia, zjarrfikësit dhe autoambulancat) mund të lëvizin në këtë rrugë. /Telegrafi/

325879506 544017137746069 6914108191502039165 n

325896412 704021984641518 8879802617060208242 n