LAJMI I FUNDIT:

Policia gjen pesë arkivole pranë Kullës Eiffel me mbishkrimin “ushtarët francezë në Ukrainë” – arrestohen tre persona

Policia gjen pesë arkivole pranë Kullës Eiffel me mbishkrimin “ushtarët francezë në Ukrainë” – arrestohen tre persona

Pesë arkivole të mbështjellë me flamuj francezë me fjalët “ushtarët francezë në Ukrainë” të shkruara mbi to, janë gjetur pranë Kullës Eifel në Paris.

Siç raporton AFP, në lidhje me ngjarjen policia ka arrestuar tre persona, transmeton Telegrafi.

Rreth orës 09:00 të së shtunës, tre persona lanë pesë arkivole në Quai Branly në Paris, pranë Kullës Eiffel. Arkivolët përmbanin suva.

Aty pranë u arrestua shoferi i kamionit që transportonte arkivolet. Ai i tha policisë së Parisit se ishte paguar 40 euro për të transportuar dy persona të tjerë dhe ngarkesën e tyre.

Sipas AFP, shoferi kishte mbërritur nga Bullgaria një natë më parë.

Dy të dyshuar të tjerë u arrestuan më vonë në anën tjetër të Parisit, në stacionin e autobusëve Bercy, ku ata ishin gati të hipnin në një autobus për në Berlin. Njëri nga të arrestuarit ishte ukrainas dhe tjetri gjerman.

Motivi i tyre është i paqartë, por mbishkrimi në arkivole ka të ngjarë t’i referohet diskutimeve në lidhje me mundësinë e dërgimit të trupave perëndimore në Ukrainë, të iniciuara nga presidenti francez Emmanuel Macron. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një prift dhe gjashtë policë të vrarë në sulmet në një sinagogë dhe një kishë në Dagestan të Rusisë

Një prift dhe gjashtë policë të vrarë në sulmet në një sinagogë dhe një kishë në Dagestan të Rusisë

Botë
Hungaria merr presidencën e BE-së - si do të shkojnë punët, kur shumë procese do të drejtohen nga një anëtar që mendon ndryshe?

Hungaria merr presidencën e BE-së - si do të shkojnë punët, kur shumë procese do të drejtohen nga një anëtar që mendon ndryshe?

Evropa
Nusja vdiq në ditën e dasmës, bashkëshorti i saj nga Karolina e Jugut merr 1.3 milion dollarë kompensim – aksidentin e kishte shkaktuar një grua e dehur

Nusja vdiq në ditën e dasmës, bashkëshorti i saj nga Karolina e Jugut merr 1.3 milion dollarë kompensim – aksidentin e kishte shkaktuar një grua e dehur

Amerika
Një vend i cili është pothuajse tërësisht mysliman pritet të ndalojë hixhabin

Një vend i cili është pothuajse tërësisht mysliman pritet të ndalojë hixhabin

Azia
Ukraina thotë se shkatërroi një bazë ruse të dronëve - publikohen imazhet satelitore

Ukraina thotë se shkatërroi një bazë ruse të dronëve - publikohen imazhet satelitore

Botë
Stoltenberg: NATO nuk do ta mbrojë Qipron në rast se sulmohet nga Hezbollahu

Stoltenberg: NATO nuk do ta mbrojë Qipron në rast se sulmohet nga Hezbollahu

Evropa
Kalo në kategori