“Para fakteve edhe perënditë heshtin”. Kështu u përgjigj zëvendëskryeministri Koço Angjushev kur u pyet nëse do t’i kërkojë falje publike kompanisë Sardiç, të cilën e akuzoi se e ka ndërtuar minierën Kazandoll me para të dyshimta. Angjushev thotë se dokumentet tani më janë dërguar në institucionet kompetente.
“Unë kam folur me argumente, para argumenteve edhe perënditë heshtin, nëse ka argumente të tjera unë u bëj thirrje që t’i publikojnë. Dokumentet janë në institucionet e Maqedonisë, gjenden në sistemin bankar, përkatësisht janë atje ku duhet të jenë”, tha Koço Angjushev, zëvëndës kryeministër për çështje ekonomike.
Ndërsa nga qeveria thonë se dokumentet e dyshimta i kanë dorëzuar deri tek policia financiare. Drejtori i këtij institucioni Arafat Muharemi për TV21 vërteton se për rastin “Kazandoll” është hapur procedurë parahetimore në të cilën do të kontrollohen të hollat e investuara nga investitori ukrainas, i cili veç më e ka humbur biznesin në Maqedoni.
Debati Angjushev – Sardiç filloi pas deklaratave të zëvendëskryeministrit në emisionin Klik Plus ku ai tha se investitori ukrainas në Maqedoni ka punuar me mjete të dyshimta financiare. Angjushev pohon se asnjë euro nuk është futur nga Ukraina në Maqedoni për minierën Kazandoll, ndërsa aty janë investuar 18 milion euro, pa u ditur se kush është përgjegjës dhe pronar i atyre të hollave.
Ndërsa nga grupacioni “Kopper Investment” përmes një kumtese informuan se deklarata për procedurën e filluar për mënyrën e financimit të projektit për minierën “Kazandoll” e dhënë nga Angjushev është shqetësuese. Nga kompania thonë se të gjithë dokumentet i janë dhënë qeverisë në mënyrë transparente dhe në pajtim me ligjin. Përndryshe më 27 mars, Qeveria solli vendim të njëanshëm për prishjen e marrëveshjes me koncensionerin “Sardiç MC” për eksploatimin e arit, argjendit dhe bakrit në Kazandoll.
Kryeministri Zoran Zaev shtoi se koncesioneri nuk i ka plotësuar kërkesat ligjore. Por, kompania i hedh poshtë akuzat dhe pohon se punon në mënyrë ligjore. Për procedurën thonë se do të kërkojnë arbitrazh, ndërsa si anë e dëmtuar “Sardiç“ paralajmëron se do të kërkojë 380 milion euro dëmshpërblim nga shteti. Kundër hapjes së minierës u organizuan edhe disa protesta nga ana e qytetarëve të pjesës jugore të vendit.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit