Policia e Kosovës ka konfirmuar një incident të ndodhur sot në fshatin Strellc të komunës së Deçanit.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha se fillimisht Stacioni Policor në Deçan është njoftuar për një aksident trafiku. Megjithatë, pas daljes në vendin e ngjarjes, policia ka konstatuar se bëhej fjalë për një përleshje fizike mes dy personave, e cila ka ndodhur fillimisht brenda një lokali.


“Sipas informatave të para, përleshja ka vazhduar jashtë lokalit dhe njëri nga të përfshirët ka goditur tjetrin me veturë, pas çka është larguar nga vendi i ngjarjes. Deri më tani nuk ka raportime për viktima”, tha Gashi.

Njësitet policore ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po merren me zbardhjen e plotë të rastit./Telegrafi/