Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka zhvilluar kontrolle të shtuara në rrugët e qytetit dhe rrethinat, në kuadër të planifikimeve operative të ROADPOL, me qëllim të rritjes së sigurisë në trafikun rrugor dhe parandalimin e aksidenteve

Gjatë 24 orëve të fundit, zyrtarët policorë kanë shqiptuar 32 gjoba ndaj pjesëmarrësve në trafik për mos vendosjen e rripit të sigurisë në mjet. Policia rikujton se, sipas Ligjit për rregullat në trafikun rrugor:


  • Shoferi dhe të gjithë pasagjerët në mjetin për udhëtarë dhe në mjetet transportuese janë të obliguar të përdorin rripin e sigurisë
  • Rripi i sigurisë parandalon hedhjen nga automjeti gjatë përplasjeve dhe zvogëlon ndjeshëm pasojat e mundshme
  • Mos përdorimi i rripit nga personat e mitur i atribuohen shoferit, i cili dënohet me gjobë prej 200 euro, ndalim të drejtimit të mjetit për 3 muaj dhe 2 pikë negative
  • Mos vendosja e rripit nga personat e tjerë gjatë lëvizjes parashikon gjobë prej 150 euro

Policia e Kosovës njofton se aktivitetet e shtuara të kontrollit në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, në kuadër të operacionit ROADPOL, për të garantuar siguri maksimale për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion. /Telegrafi/