LAJMI I FUNDIT:

Policia e Kosovës: Alarm i rremë, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës lëshohet në qarkullim

Policia e Kosovës: Alarm i rremë, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës lëshohet në qarkullim

Policia e Kosovës njofton se pas kontrollit në hapësirat e Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë nuk ka gjetur mjet shpërthyes ashtu siç ishte lajmëruar më herët.

Sipas policisë, ky alarm ka qenë i rremë dhe se është lëshuar në qarkullim puna në ANP.


“Pas realizimit të kontrollit në objekte dhe hapësira të Aeroportit Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ në Prishtinë, ka rezultuar se nuk ka ndonjë mjet shpërthyes dhe se kanosja me mjete shpërthyese ka qenë një alarm i rremë me qëllime të caktuara”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Pas përfundimit të kontrollit dhe punëve nga institucionet relevante, funksionimi dhe qarkullimi në aeroport i është kthyer normalitetit, andaj i falënderojmë qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e treguar me institucionet e Republikës së Kosovës”, përfundon njoftimi.

Zëdhënësja e ANP-së, Valentina Gara me anë të shkrimi në Facebook gjatë ditës kishte konfirmuar se kanë pranuar një kërcënim me bombë.

“Konfirmojmë se kemi pranuar një kërcenim me bombë. Udhëtarët dhe personeli janë evakuuar dhe janë të sigurt. Ekipet e involvuara në planin emergjent janë duke kryer detyrat e tyre”, kishte shkruar Gara. /Telegrafi/