LAJMI I FUNDIT:

Aksion i Policisë së Kosovës kundër kazinove dhe krimit të organizuar në Karaçevë

Aksion i Policisë së Kosovës kundër kazinove dhe krimit të organizuar në Karaçevë

E plotësuar: Ka përfunduar aksioni masiv i Policisë së Kosovës në fshatin Karaçevë të Kamenicës.

Ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, lidhur me personat e arrestuar.


Por sipas fotografive shihen dhjetëra persona të kapur nga policia që dyshohet se janë pjesë e veprimtarive të jashtëligjshme në Karaçevë.

Në mesin e dhjetëra personave janë arrestuar edhe 12 zyrtarë të Policisë së Kosovës, që kryesisht shërbenin në zonën e Anamoravës, me dyshimin se keqpërdorën detyrën zyrtare.

Ky aksion erdhi pas raportimit në Kuvend të fundit të ministrit të Brendshëm, Agim Veliu.

Veliu tha se do të ketë intervenime të policisë për veprimtaritë ilegale atje.

Në këtë pjesë, në të kaluarën është raportuar për një sërë aktivitetesh të jashtëligjshme, duke ushtruar trafikim me qenie njerëzore, prostitucion, kontrabandë, organizim i lojërave të fatit dhe keqpërdorim i detyrës zyrtare.

Policia e Kosovës ende nuk ka dhënë informacione për aksionin në fjalë.

​Policia e Kosovës aksion të madh kundër kazinove dhe krimit të organizuar në Karaçevë

Njësia Speciale e Kosovës ka zhvilluar aksion të madh në zonën kufitare të Karaçevës, këtë të premte.

Kjo, pasi në të kaluarën është raportuar për një sërë aktivitetesh të jashtëligjshme, duke ushtruar trafikim me qenie njerëzore, prostitucion, kontrabandë, organizim i lojërave të fatit dhe keqpërdorim i detyrës zyrtare.

Aksioni i Policisë po vazhdon së bashku me Prokurorinë e Shtetit, Inspektoratin Policor, Administratën Tatimore dhe Doganën e Kosovës.

Po ashtu edhe drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ndodhet në Karaçevë.

Raportohet se deri më tani disa persona janë arrestuar, ndërsa aksioni po zhvillohet në disa lokacione tjera.

Ndërkaq, ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, duke diskutuar sot në Kuvend lidhur me çështjen e Karaçevës, ka thënë se do të merret më konkretisht me veprimtaritë ilegale atje.

Veliu ka hedhur faj ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se kazinotë kanë qenë të hapura gjatë kohës sa ishte në qeveri lideri i LVV-së, Albin Kurti.

Sipas tij kazinotë janë ndërtuar të reja dhe kanë funksionuar pa pengesë.

“Po ta përsëris edhe një herë, është fakt i vërtetë që gjatë qeverisjes Kurti, në Karaçevë janë ndërtuar dhe kanë funksionuar pa pengesë të gjitha kazinot, janë ndërtuar të reja. Edhe një herë po e theksoj, po tash po të them edhe diçka tjetër, në muajin shkurt, unë nga shefi juaj (Kurti) kam kërkuar që të bëjmë një operacion në Karaçevë, në mënyrë që ta ndalojmë punën e kazinove, veprimtaritë e tyre, por shefi juaj nuk ka pranuar, shko pyete!”, ka deklaruar Veliu.

Ndaj kësaj deklarate pati reagime të ashpra të deputetëve të LVV-së./Telegrafi/

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, në Karaçevë

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori