Policia bastis kafeteritë në Pejë, konfiskon armë dhe drogë

Gjatë bastisjes në kafeterinë “Time caffe”, nën një kolltuk, pranë të cilit ishte edhe i dyshuari shtetasi Kosovës Egzon M.(1990) nga Peja, është gjetur arma pistoletë “Elko Tuna”cal. 8 mm. një karikator dhe 6 fishekë cal.6.3 mm.
Policia menjëherë ka bërë konfiskimin e armës dhe ka arrestuar të dyshuarin, i cili është shoqëruar për në stacion policor për intervistim të bazuar të kryerjes së veprës penale “Mbajtje në pronësi, kontroll, shfrytëzim të pa autorizuar të armës”. Pas intervistimit i njëjti është mbajtur në ndalim policor, me urdhër të prokurorit të shtetit .
Ndërsa në kafiterinë “Fratelli” zyrtarët policor kanë arritur ta vërejnë të dyshuarin shtetasin e Kosovës Granit I.(1991)nga Peja duke shkuar në drejtim të tualetit me ç’rast ka hedhur nga dritareje një portofol,ku në të kishte katër(4)qese plasmasti të vogla ,substancë e dyshuar narkotike ngjyrë e gjelbër e llojit marihuanë.
Ky i dyshuar është arrestuar,iu është konfiskuar substanca e dyshuar narkotike dhe i njëjti është intervistuar nga hetuesit rajonal të sektorit antidrogë për dyshimin e bazuar të veprës penale “Blerje, posedimi, shpërndarje dhe shitje e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Te i dyshuari është gjetur 7,4 gr substancë narkotike dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit, atij iu ka shqiptuar masa e ndalimit policor.
Në kafeterinë “ Në shtëpi” gjatë bastisjes në çantën e krahut të dyshuarit shtetasit Kosovës Brikend Z.(1995) është gjetur një mjet i mprehtë(thikë) dhe një elektroshok. I dyshuari është arrestuar dhe atij i janë konfiskuar mjetet e kundërligjshme dhe i njëjti është shoqëruar në stacionin policor Pejë, për intervistim , nën dyshimin e bazuar të veprës penale “Mbajtje në pronësi, kontroll , shfrytëzim të pa autorizuar të armës thikë dhe elektroshok”.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, të dyshuarit i është shqiptuar masa e ndalimit. /Telegrafi/
















































