LAJMI I FUNDIT:

Policia arreston një person në Malishevë, në pronat e tij gjeti mbi katër mijë bimë Kanabis

Policia arreston një person në Malishevë, në pronat e tij gjeti mbi katër mijë bimë Kanabis

Policia e Kosovës njofton se ka asgjësuar mbi katër mijë bimë të llojit Kanabis Sativa në një fshat në Malishevë, si dhe ka arrestuar personin që dyshohet se i ka kultivuar ato.

Në njoftim bëhet e ditur se Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik pas pranimit të informatave për kultivim të bimëve narkotike në një fshat të komunës së Malishevës, në koordinim me prokurorinë e shtetit kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, duke aplikuar masat e fshehta teknike të vëzhgimit dhe hetimit për identifikim dhe vëzhgim të lokacionit të mbjellë me bimë narkotike.

“Me datë 15.07.2022, njësitë kompetente policore pas trajtimit të informatave sipas procedurave të parapara, kanë dal në lokacionin e lartcekur, me ç’rast kanë identifikuar dy mijë e 720 bimë narkotike të mbjella të llojit Kanabis Sativa. Në lidhje me rastin është bërë arrestimi i një personi të dyshuar me iniciale A.M mashkull/kosovar ku dhe është kryer një bastisje në shtëpinë dhe objektet përcjellëse pronë e tij”.


Gjatë kryerjes së bastisjes në pronat e të dyshuarit mashkull kosovar janë gjetur dhe konfiskuar: katër fishekë kalibër i panjohur, një automjet/kombi me targa vendore dhe preparate që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike.

“Po ashtu gjatë kontrollimit të terrenit jashtë shtëpisë së personit të dyshuar, në një parcelë tjetër janë gjetur edhe 928 bimë narkotike të llojit Kanabis Sativa dhe 624 bimë të vogla narkotike (rasad) po ashtu të llojit të njëjtë”, thuhet tutje në komunikatën për media.

Lidhur me rastin me urdhër të prokurorit kompetent, personi i dyshuar i arrestuar është dërguar në mbajtje, ndërsa bimët e dyshuara janë hequr dhe asgjësuar dhe një sasi prej tyre janë marrë për ekzaminim, përderisa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Drejtësi
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Prokurori Krasniqi: Gjykata ka bazë ligjore ta gjobisë Kurtin

Prokurori Krasniqi: Gjykata ka bazë ligjore ta gjobisë Kurtin

Kurti: S’mund të ketë pajtim me Serbinë, derisa ajo zotohet se do ta përsëriste gjenocidin ndaj Kosovës

Kurti: S’mund të ketë pajtim me Serbinë, derisa ajo zotohet se do ta përsëriste gjenocidin ndaj Kosovës

Kalo në kategori