Një rast i dhunës në familje është raportuar dje në qytetin e Istogut

Sipas policisë, viktima – një grua kosovare – ka deklaruar se është sulmuar nga dy persona: një burrë kosovar dhe një grua shtetase e Shqipërisë.


Të dyshuarit janë arrestuar nga njësitet policore dhe janë shoqëruar për intervistim.

Pas procedurave të para hetimore, me vendim të prokurorit, ata janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është duke u trajtuar nga organet e drejtësisë në përputhje me legjislacionin në fuqi./Telegrafi/