LAJMI I FUNDIT:

Polici i Kosovës dyshohet se bëri vetëvrasje, jepen detaje

Polici i Kosovës dyshohet se bëri vetëvrasje, jepen detaje
Foto ilustrim

Policia e Kosovës në raportin 24-orëhs ka bërë të ditur se zyrtari policor i cili dyshohet se bëri vetëvrasje mbrëmë në stacionin policor në Ranillug, ka qenë në detyrë.

Në raport thuhet po ashtu se motivet e vetëvrasjes ende nuk dihen, ndërsa trupi i të ndjerit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Ranillug, Gjilan 31.01.2021-18:56.  Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë në kryerje të detyrës zyrtare, në rrethana ende të panjohura  me armën e tij zyrtare dyshohet se ka kryer aktin e vetëvrasjes. Njësit relevante dhe  ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja  e viktimës.  Arma zyrtare  e cila dyshohet të jetë përdorur në rast është konfiskuar ndërsa trupi i pajetë i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raport.


Lajmin gjatë të dielës mbrëma e kishin bërë të ditur nga Prokuroria Themelore në Gjilan.

Po ashtu edhe  zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka dhënë detaje për rastin.

“Ju njoftoj se me 31 janar 2021 rreth orës 18:56 se pjesëtari i policisë së Kosovës R.H. dyshohet se me armën zyrtare ka bërë vetëvrasje në oborrin e stacionit policor në Ranillug. Në vendin e ngjarjes mjeku kujdestar nga Kamenica e ka konstatu vdekjen e tij”, ka thënë Hashani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Lajme
Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Politikë
Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori