Zyrtari i Policisë së Kosovës, Arben Haradinaj është duke dëshmuar në Komisionin Hetimor parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë COVID-19 nga Qeveria e Kosovës.
Haradinaj kishte marrë pjesë gjatë riatdhesimit të qytetarëve të Kosovës në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” në ditën kur u soll edhe tashmë i ndjeri Agon Musliu.
Para anëtarëve të këtij komisioni, Haradinaj ka treguar se çfarë kishte biseduar me 26 vjeçarin nga Gjilani, ditën kur kishte arritur në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”, për t’u dërguar më në Qendrën e Studentëve e cila ishte kthyer në karantinë për personat që vinin nga shtetet e tjera.
Pak para se të arrinte aty 26 vjeçari, babai i të ndjerit ia kishte dorëzuar një letër policit, me qëllim që ta lexonte djali i tij.
Megjithatë, këtë nuk e kishte pranuar 26 vjeçari, derisa polici Haradinaj kishte thënë se Agoni do të dërgohej në karantinë.
“Ne atë ditë kemi qenë për t’i përcjell personat që kanë ardh. Kam ndihmuar pleq e plaka. Dhe aty ka ardh më ka pyet babai i Agonit më ka thënë a mundesh me marr këtë letër edhe me ia dërguar djalit tim se është tu ardh prej Gjermanisë. Djali ka ardh me një valixhe edhe ia kam dhënë letrën. E ka marrë e kom shikuar letrën, dhe Agoni tha nuk më duhet kjo letër se po më dërgojnë në karantinë. E unë jam në kontakt me prindin”, ka treguar ai.
Ai nëpërmjet një video-lidhje tha se atë ditë nuk ka vërejtur ndonjë shqetësim të Agon Musliut.
“Nuk kam parë diçka të keqe te ai djalë, ose të dyshimtë. E mori letrën e shikoi, dhe tha nuk më duhet se kam me shku në karantinë. Dhe tha mundësisht ktheje te prindi se jam tu shku në karantinë”, u shpreh ai.
Kryetarja e Komisionit, Mimoza Kusari-Lila theksoi se në incizimet që kanë kërkuar nga policia gjatë kohës sa janë riatdhesuar ata persona për në qendrën karantinë janë evidentuar personat, ku atë ditë ka qenë edhe polici Arben Haradinaj.
Veç tjerash, ky i fundit gjatë intervistimit në këtë komision hetimor theksoi se në aeroport kanë qenë edhe dy pjesëtarë të FSK-së, të cilët kanë asistuar. Shtoi se të njëjtit me shumë gjasë kanë dëgjuar komunikimin që ai ka pasur me Agon Musliun. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri