Ka ardhur një kthesë e re në skandalin e madh që ka përfshirë lojën e shahut, ku raportohet se shahisti i njohur, Hans Niemann, mund të ketë marrë ndihmë të paligjshme në më shumë se 100 lojëra online.
Nëse është e vërtetë, mjeshtri i madh amerikan ka mashtruar shumë më shpesh sesa është zbuluar.
Kjo vjen nga një raport prej 72 faqesh nga Chess.com, i aksesuar nga Wall Street Journal.
Akuzat e Carlsen kundër Niemann
Dyshimet rreth 19-vjeçarit u përhapën në shtypin ndërkombëtar kur kampioni i botës Magnus Carlsen fillimisht sugjeroi dhe më pas akuzoi publikisht, nëpërmjet një deklarate në mediat e tij sociale, se ai po fitonte me mjete të paligjshme.
Norvegjezi ishte i bindur se kundërshtari që e mundi në Kupën Sinquefield dhe kundër të cilit u tërhoq nga Champions Chess Tour pas vetëm një lëvizjeje ishte mashtrues.
My statement regarding the last few weeks. pic.twitter.com/KY34DbcjLo
— Magnus Carlsen (@MagnusCarlsen) September 26, 2022
Në atë deklaratë, Carlsen pranoi se donte të vazhdonte të luante shah, por se mashtrimi është një kërcënim ekzistencial për lojën.
Ai tha se pothuajse u tërhoq nga Kupa Sinquefield kur mësoi se Niemann – i ftuar në minutën e fundit – do të luante dhe se ai beson se Niemann ka mashtruar më shumë herë sesa pranon.
Niemann mbrohet nga akuzat
Niemann i ka mohuar akuzat se është mashtrues, megjithëse ka rrëfyer se ka shkelur rregullat e lojës së ndershme të paktën dy herë në të kaluarën duke përdorur motorët e shahut, fillimisht në moshën 12-vjeçare në një turne online dhe më pas në moshën 16-vjeçare.
Megjithatë, ky hetim i fundit, i cili u bë publik të martën mbrëma, deklaroi se Niemann rrëfeu privatisht për akuzat dhe më pas u ndalua për një kohë nga Chess.com, platforma më e njohur e shahut në botë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Debutimi i Doncic me Lakers ishte një spektakël i plotë, tifozët morën dhurata unike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doncic-2-780x439.jpg)
Debutimi i Doncic me Lakers ishte një spektakël i plotë, tifozët morën dhurata unike
![Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-10-143754-780x439.jpg)
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos
![Arsenali po synon transferimin sensacional të yllit të Liverpoolit në verë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-11-085611-780x439.jpg)
Arsenali po synon transferimin sensacional të yllit të Liverpoolit në verë
![Federata Spanjolle e Futbollit aprovon ligjin ‘anti-Pique’](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-11-082715-780x439.jpg)
Federata Spanjolle e Futbollit aprovon ligjin ‘anti-Pique’
![Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-10-231907-780x439.png)
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë
![“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/NAINGOLAN-2--780x439.jpg)
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht