LAJMI I FUNDIT:

Polaroid do të prodhojë kamerën e Instgram

Polaroid do të prodhojë kamerën e Instgram

Shumica prej nesh me siguri se kanë parë disa koncepte të kamerave të bazuara në logon e Instagram, njëra prej të cilave ishte dizajnuar nga Socialmatic, e cila tani ka njoftuar se ka hyrë në partneritet me prodhuesin e famshëm të kamerave, Polaroid për ta bërë të mundur një kamerë të tillë.

Plani i Socialmatic tani është bërë i mundur, pasi që Polaroid e ka konfirmuar se kamera e bazuar në Instagram do të fillojë të prodhohet dikur gjatë vitit të ardhshëm, mirëpo pa dhënë detaje për specifikat që do t’i sjell e njëjta për përdoruesit.

“Ne jemi shumë krenar që do të punojmë së bashku me Polaroid për të krijuar revolucion në fotografinë digjitale. Ky kombinim i harduerit me softuer do të plotësojë zbrazëtirën mes botës reale dhe asaj virtuale” ka thënë Antonio de Rosa, drejtori i Socialmatic. / Telegrafi /