LAJMI I FUNDIT:

Pogba paralajmëron Romën: E dimë historinë tuaj, por duam ta fitojmë Ligën e Evropës

Pogba paralajmëron Romën: E dimë historinë tuaj, por duam ta fitojmë Ligën e Evropës

Paul Pogba pretendon se Manchester Unitedi ‘e njeh Romën’ dhe këmbëngul se Djajtë e Kuq duan të fitojnë trofeun e Ligës së Evropës.

Roma dhe Manchester Unitedi do të takohen në gjysmëfinale të Ligës së Evropës, pasi italianët eliminuan Ajaxin në çerekfinale, ndërsa Djajtë e Kuq rrëzuan Granadën.

Ndeshja e parë është në Old Trafford më 19 Prill, ndërsa ndeshja e kthimit është në Romë më 6 maj dhe Pogba i ka paralajmëruar kundërshtarët.


Gjysmëfinalet e Ligës së Evropës: Manchester United përballet me Romën, Arsenali do të ketë punë me Villarrealin
Lexo po ashtu Gjysmëfinalet e Ligës së Evropës: Manchester United përballet me Romën, Arsenali do të ketë punë me Villarrealin

“Ne i njohim Romën dhe e dimë historinë e tyre”, ka thënë fillimisht Pogba për Sky Sport Italia.

“Tani ne do të përballemi, por mezi presim të luajmë ndaj tyre. Qëllimi ynë është ta fitojmë këtë trofe”, përfundoi ylli i Unitedit.

Pogba tashmë ka fituar një herë trofeun e Ligës së Evropës me Manchester Unitedin në sezonin 2016-17 nën urdhrat e Jose Mourinhos.

Solskjaer: Roma klub me histori, mezi po e presim sfidën gjysmëfinale
Lexo po ashtu Solskjaer: Roma klub me histori, mezi po e presim sfidën gjysmëfinale

Fituesi i Kupës së Botës me Francën nuk ka shënuar kurrë kundër Romës në karrierën e tij.

Ai luajti shtatë ndeshje kundër Giallorossëve kur ishte një lojtar i Juventusit dhe bëri dy asistime. Pogba ka pesë fitore dhe dy humbje kundër Romës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri që ka goditur në Ligën Premier është kandidat për stolin e Real Madridit, Perez e preferon para Alonsos

Trajneri që ka goditur në Ligën Premier është kandidat për stolin e Real Madridit, Perez e preferon para Alonsos

La Liga
Sa fitojnë gjyqtarët në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës në këtë fazë

Sa fitojnë gjyqtarët në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës në këtë fazë

Liga e Kampionëve

"U eliminuam për shkak të Theo Hernandez" - legjenda italiane e Milanit i ashpër me mbrojtësin që mori karton të kuq

Liga e Kampionëve
Davies shmang vazhdimet, Bayern Munich mes emocioneve dhe frikës kalon në mesin e 16 më të mirëve

Davies shmang vazhdimet, Bayern Munich mes emocioneve dhe frikës kalon në mesin e 16 më të mirëve

Liga e Kampionëve
Berat Gjimshiti flet pas eliminimit të Atalantas nga Liga e Kampionëve

Berat Gjimshiti flet pas eliminimit të Atalantas nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ardon Jashari shkëlqen ndaj Atalantas në Ligën e Kampionëve, shpallet lojtari i ndeshjes

Ardon Jashari shkëlqen ndaj Atalantas në Ligën e Kampionëve, shpallet lojtari i ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori