Pogba dhe shokët shkelin në Tiranë (Foto)

Përfaqësuesja e Francës zbarkoi në tokën shqiptare dy ditë para miqësores me kuqezinjtë që do të zhvillohet të shtunën në orën 18:00 në “Elbasan Arena”.
Rreth ores 14:00, yjet franzecë u shfaqën në portën e daljes në Aeroportin e Rinasit, ku shmangën prononcimet për shtyp, duke u mjaftuar me përshendetje të thjeshtë apo me ndonjë autograf të kërkuar nga disa tifozë që shfrytëzuan rastin për t’u takuart me idhujt e tyre, vecanërisht me Paul Pogba, Patrice Evra dhe Didier Deschamps.
Trajneri i “Gjelave” refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve duke kujtuar se do të ishte në dispozicion të shtypit në konferencën e zakonshme për shtyp që do të organizohet një ditë para ndeshjes.
Autobusi me Kombëtaren Franceze u nis menjëherë drejt Hotel Sheraton, ku “blutë” do të jetë e akomoduar deri në shtunën në mbrëmje, pas sfidës së “Elbasan Arenës”. Në mbrëmje është parashikuar zhvillimi i një seance stërvitore në “Qemal Stafa”, ndërsa të premten “Gjelat” do të shkelin tapetin e “Elbansan Arenës” për t’u ambientuar me terrenin e këtij impianti, ku do të luhet edhe miqësorja me kuqezinjtë. /SS/





















































