Pogaçe me miell misri dhe miell të bardhë

Bukë e shijshme dhe e butë që mban erë shtëpie
Ruajeni këtë recetë diku dhe nëse keni nevojë për një darkë të shpejtë, përgatisni këtë pogaçe aromatike dhe të butë.
Ju nevojiten:- 350 gr miell misri,- 500 gr miell të bardhë,- 20 ml vaj,- 1 lugë gjalpë apo margarinë,- 2 lugë të vogla kripë,- 40 gr tharmë,- 400 ml ujë të vakët,- 1 lugë e vogël sheqer.Për lyerje:
- 1 lugë gjalpë apo margarinë, kripë, susam...
Në ujë të vakët tretni tharmin dhe sheqerin, pastaj shtoni margarinën, kripën dhe miellin e misrit.
Më pas shtoni miellin e bardhë dhe rrihni një brumë të butë.
Lëreni brumin të pushojë përafërsisht 15 minuta dhe më pas e kalojeni në tepsi.
Lyeni me një lugë margarinë, kripë dhe susam.
Piqeni në 220 gradë për afro 30 minuta ose derisa te marrë ngjyrë të artë.
Ju bëftë mirë, - transmeton Telegrafi.



















































