LAJMI I FUNDIT:

PoFix: Nuk i njohim ende shkaqet e zjarrit në depot tona, me rëndësi është se nuk ka viktima

PoFix: Nuk i njohim ende shkaqet e zjarrit në depot tona, me rëndësi është se nuk ka viktima

Kompania për prodhimin e materialeve ndërtimore “PoFix” nga Tetova, në hapësirat e së cilës u shkaktua sot zjarri i madh, ka dalë me një njoftim zyrtar në faqen e tyre në rrjetin social Facebook.

Nga kompania thonë se akoma nuk dihen  shkaqet që shkaktuan zjarrin, ndërsa e rëndësishme është që nuk ka jetë të humbura.

Komunikata e plotë e kompanisë:


Komunikatë për media

Të nderuar,

“Me keqardhje të thellë ju njoftojmë se zjarri kaploi hapësirat tona të ndërmarrjes Pofix, ndryshe të cilat njihen edhe si ish hapësira të Monopolit në Tetovë. Shkaqet e paraqitjes së zjarrit janë ende të panjohura për ne, por ajo që është me rëndësi jetike është fakti se nuk ka humbje jetësh. Me këtë rast, publikisht i falemenderohemi ekipeve të zjarrëfikësve, Kryetarit të Komunës së Tetovës dhe organeve të rendit të cilët maksimalisht po e bëjnë punën e tyre në teren, si dhe qytetarëve dhe afaristëve të Tetovës të cilët u inkuadruan shuarrjen e zjarrit.
Njëkohësisht njoftojmë opinionin publik se zjarri në masë të madhe është shuar. Duke shpresuar për tejkalimin sa më të shpejt të kësaj situate , edhe njëherë, ndërmarrja Pofix, publikisht shprehim keqardhje për këtë fatëkeqësi “, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se zjarri tashmë është lokalizuar me sukses dhe nuk paraqet rrezikshmëri për objektet përreth.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Lajme
Kalo në kategori