LAJMI I FUNDIT:

POEZI PËR 43 VJETORIN TIM

POEZI PËR 43 VJETORIN TIM

Poezi nga: Charles Bukowski
Përktheu Beti Njuma

Të përfundosh fillikat
në varrin e një dhome
pa cigare
a verë-
veç me një llampë
dhe barkun kacek
flokëthinjur
shend e verë që ke
dhomën.
…në mëngjes
ata kanë dalë
të bëjnë para:
gjykatës, marangozë,
hidraulikë, mjekë,
gazetashitës, policë,
berberë, lavazhierë,
dentistë, luleshitës,
kamarierë, kuzhinierë,
taksistë…
dhe ti kthehesh përmbys
në të majtën tënde
të të zërë dielli
mbi kurriz
e mos ta shohësh me sy.