Poezi nga: Delmore Schwartz
Përktheu: Fadil Bajraj
Pasuria e poetit është e barabartë me poezinë e tij
Fuqia e tij është dora e tij e majtë
Ajo është përtace e ngadaltë dhe e vyer
Skamja e tij është pasuria e tij, pasuri që mund ta shkatërrojë atë
si Mida
Sepse ajo përtaci është njëfarë forme e padurimit
Dhe nga kjo ai mund të mund të shkatërrohet nga ari i dritës
që nuk ka qenë kurrë
Në tokë apo në det.
Ai mund të jetë i dehur për vdekje, duke shterur fuçitë e teprisë
Atë formë ekstreme të suksesit.
Ai mund të pësojë fatin e Narcisit
I paaftë për të jetuar përveçse me imazhin që është dalldi
Dashuri, e verbër, e adhuruar, e tejmbushur
I paaftë për t’iu përgjigjur çdo gjëje që nuk sjell dashuri
shpejt ose menjëherë.
… Poeti duhet të jetë i pafajshëm dhe injorant
Por ai nuk mund të jetë i pafajshëm pasi budallallëku nuk është
pika e tij e fortë
Prandaj Cocteau ka thënë: “Çfarë nuk do të jepja
Të tërhiqen nga ekzistenca poezitë e rinisë sime?
Unë do t’i jepja Satanit shpirtin tim të pavdekshëm.”
Kjo metaforë është e gabuar, sepse ishte shpirti i pavdekshëm
që ai dëshironte të shëlbonte,
Duke e ngritur dhe duke e shoshitur atë, të lirë dhe të bardhë,
nga aktualiteti i banalitetit, vulgaritetit të rinisë,
pompoziteti dhe shtirja e veprave të tij
të hershme poetike.
Po ashtu në të njëjtën mënyrë një Poet i Famshëm amerikan
Kur fama i kishte ardhur më në fund, i kërkonte pesëdhjetë kopjet
e librit të tij të parë me poezi, të cilin e kishte shtypur privatisht
me shpenzimet e veta.
Ai arriti të sigurojë 48 nga 50 kopjet, i dogji
Dhe pastaj kishte kuptuar se si ekzistuakan kopjet e fundit,
Siç e kërkonte ligji i vendit, të fshehura në kryeqytet,
në Bibliotekën e Kongresit.
Kështu që, ai shkoi në Uashington, dhe aty i mori dy kopjet e fundit
I futi në xhepin e tij, planifikoi të largohej
Ama e ndaluan dhe e arrrestuan. Meqenëse ai ishte autori,
Dhe meqë ato ishin librat e tij dhe pronë e tij, e qortuan
Por e falën. Ama dy kopjet ia morën
Duke krijuar kështu një precedent kombëtar.
Sepse as amnisti, as falje nuk u jepet poetëve, poezisë dhe vjershave,
Ngase William James, gjeniu i dashur i Harvadit
tha të vërtetën tmerruese: “Miqtë e tu mund të harrojnë, Zoti
mund të të falë, por qelizat e trurit regjistrojnë
veprimet e tua deri në fund të përjetësisë.”
Çfarë gjëje e tmershme për të thënë!
Kjo është gremisje e pafund, pa kurrfarë ilaçi, e poezisë.
Ky është po ashtu edhe gëzimi i përjetshëm i poezisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë