LAJMI I FUNDIT:

Podujevë, Komuna u dhuron 100 makina mjelëse fermerëve

Podujevë, Komuna u dhuron 100 makina mjelëse fermerëve

Në kuadër të projekteve për subvencionimin e sektorit të bujqësisë Komuna e Podujevës ka dhuruar sot 100 makina mjelëse për fermerët e kësaj komune. Me rastin e shpërndarjes së makinave mjelëse, kryetari i Komunës, Agim Veliu, i ka përgëzuar fermerët përfitues, duke premtuar subvencionim të mëtejmë të sektorit të bujqësisë

Në një aktivitet të organizuar në sheshin e qytetit në Podujevë nga Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural (DBPZHR), Komuna e Podujevës sot ka dhuruar 100 makina mjelëse për fermerët llapjanë.


Dorëzimin e makinave mjelëse për fermerët përfitues e bëri kryetari i Komunës, Agim Veliu, i cili duke i uruar ata tha se ky projekt është në kuadër të shumë të tjerave që po realizohen në fushën e subvencionimit të bujqësisë, me qëllim të krijimit të kushteve më të mira për prodhim nga të gjithë fermerët llapjanë.

“Me këto 100 makina mjelëse, që po ua dhurojmë sot, ne po arrijmë në 200 numrin e përfituesve. Besoj se me këtë subvencionim juve fermerëve po ua lehtësojmë punën në kultivimin e lopëve qumështore. Për dallim nga viti i kaluar, ne kemi rritur numrin e makinave mjelëse, ndërsa për vitin e ardhshëm kemi planifikuar që ta përmbyllim këtë projekt duke siguruar makinë mjelëse për secilin fermer, i cili ka mbi pesë krerë lopë”, tha kryetari Veliu.
Kryetari Veliu edhe me këtë rast potencoi se Komuna për vitin e ardhshëm ka rritur për 29 për qind buxhetin në kategorinë e subvencioneve për sektorin e bujqësisë.

Ndërsa Drejtori i DBPZHR, Vezir Januzi, tha se krahas shpërndarjes së 100 makinave mjelëse për fermerët llapjanë, këtyre ditëve pritet të bëhet edhe shpërndarja e farës së grurit dhe plehut të kombinuar për 300 fermerë, për mbjelljen e nga një hektari me grurë.

Drejtori Januzi tha se tashmë ka përfunduar procedura e aplikimit edhe për projektin subvencionimit të fermerëve me fidanë të kumbullës, nga i cili do të përfitojnë 60 fermerë për mbëltimin e nga 0,5 ha me kumbull. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Holiday In Resort 2", Shëngjin - Investimi më i zgjuar që do të bëni

Edil Project
Kompania Turistike Shpejtimi ofron nisje çdo ditë në drejtim të Shëngjinit dhe Velipojës

Kompania Turistike Shpejtimi ofron nisje çdo ditë në drejtim të Shëngjinit dhe Velipojës

Kompania Turistike Shpejtimi
Deri në 1 mijë euro për familje për të mbështetur instalimin e sistemit për energjinë e ripërtëritshme - hapet thirrja

Deri në 1 mijë euro për familje për të mbështetur instalimin e sistemit për energjinë e ripërtëritshme - hapet thirrja

Ekonomi
Lansohet Brainhero: Platforma AI që zhvillon kreativitetin e fëmijëve

Lansohet Brainhero: Platforma AI që zhvillon kreativitetin e fëmijëve

BrainHero.ai
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Zyra Kombëtare e Auditimit: Pesë ndërmarrje publike vazhdojnë të kenë mangësi në raportimin financiar

Zyra Kombëtare e Auditimit: Pesë ndërmarrje publike vazhdojnë të kenë mangësi në raportimin financiar

Ekonomi
Kalo në kategori