Si femër e lirë prej çdo imponimi social, jam bindur për një gjë: janë thellësisht injorante pohimet e disa femrave, që edhe sot fatkeqësisht mund t’i dëgjosh kudo, se të gjithë meshkujt janë njësoj. Nuk janë e as nuk kanë qenë kurrë.
Secili nga ta ka individualitetin dhe mënyrën e vet të të menduarit dhe të sjelljes, ashtu siç e ka çdo individ, madje çdo qenie, pavarësisht gjinisë.
Megjithatë, të gjithë e dimë që shkenca shpeshherë bën ndarje të prera midis mashkullit dhe femrës. Biologjikisht, meshkujt qartazi kanë funksionuar në bazë të disa kornizave të paracaktuata, e po ashtu edhe femrat. Këto korniza, të krijuara si pasoje e shumë rrethanave sociale, janë rrënjosur thellë në kodin tonë gjenetik. Dhe, sikur të mos mjaftonte kjo, edhe religjionet, rregullat dhe traditat e të cilave tek shumica e mendjeve njerëzore mbillen qysh në vegjëli, insistojnë, madje shpesh në mënyrë agresive, jo vetëm të bëjnë dallime substanciale po edhe ta vendosin njërën gjini si më superiore përball tjetrës.
Nga këndvështrime të pafundta për këtë temë përgjatë gjithë historisë së shoqërisë moderne, dua të flas për perceptimin, ndoshta më të zakonshmin në dukje, por që pikërisht mbi një bazë të tillë kemi krijuar relacionet tona krejt këtë kohë: ideja se mashkulli jep kurse femra pranon.
Unë pyes, kush merr e kush çka pranon? Sepse, me logjiken time, në këtë mes gjithçka mund të jetë relative.
Pavarësisht kësaj, ai që jep (kontribuon) në mirëqenie dhe siguri, për gratë ka qenë gjithmonë burri, vëllai, babai. Ajo që jep më shumë në aspektin e kujdesit te përditshëm, dashurisë, përkëdheljeve, kënaqësive, ndjeshmërisë, epshit… me një fjalë që investon emocionalisht, është gruaja, nëna, motra.
Duke i parë këto dy trajektore, teoritë e ndërtimit fiziologjik të dy organizmave thonë që aftësia për të dhënë dhe mbështetur fizikisht dhe materialisht gruan i takon burrit. Ndërsa, gratë kanë afinitetin e padiskutueshëm për t’i dhënë pafundësisht ndjenjë, emocion dhe kujdes marrëdhënies, duke mbuluar kështu mangësitë që kanë burrat në këtë sens.
Kështu, meshkujt, për shumë kohë të gjithë kapacitetin e tyre e kanë përdorur për të punuar në mbështetje të gruas, të mbulojë pa diskutim çdo nevojë të saj, dhe këtë gjë edhe sot shumica e meshkujve e shohin dhe e marrin për obligimin primar. Nga ana tjetër, po i njëjti mashkull ka mbetur gjithmonë i predispozuar për ta bërë një gjë të tillë, dhe nuk është parë asnjëherë me një sy tjetër as nga ana e gruas.
Këto parime kanë çuar deri tek një cikël i pandryshuar i marrëdhënieve tona – tash e mijëra vjet. Ky cikël, që ka tentuar apo jo në raste të thyhet, është marrë si i mirëqenë nga shumica e njerëzve. Bile, idetë për rishikim dhe për të ngritur pyetje mbi të pothuajse nuk kanë ekzistuar fare.
Çka po ndodh tash?
Unë e ndjej se është kohë revolucioni; kohë anarkie dhe rebelimi ndaj shablloneve; kohë individualiteti dhe dëshire më të madhe se kurrë për ta thyer ciklin e njëjtë përsëritës shumëshekullor.
Vendet evropiane dhe shumë shtete në botë tash e sa dekada gëzojnë jetën në paqe dhe ndjehen të sigurt nga kërcënime te vrazhda, si luftërat dhe konfliktet e ndryshme. Zhvillimi i teknologjisë ka lehtësuar tej mase kryerjen e shumë punëve, duke arritur madje të shuajë shumë nga punët me angazhim të shtuar fizik. Dhe, sigurisht, gjëja më kryesore në krejt ketë mes, dhe indikatori kryesor që ka nxitur fillimin e këtij ndryshimi revolucionar, është ngritja dhe fuqizimi i gruas në shoqëri.
Mashkulli evropian, kam përshtypjen, ka kohë që ka bërë kapërcimin nga ai tradicionali me modernin. Prandaj, Evropa dhe bota tashmë e kanë mirëpritur “mashkullin e kohës së re”: një mashkull të cilit nuk i pëlqen futbolli, e as nuk i kalon tri orë në dite duke pastruar e lustruar makinën; një mashkull që nuk e kalon gjysmën e kohës në shitore të basteve e që nuk e idealizon oligarkinë; një mashkull që urren bisedat tipike ku përçmohet gruaja; një mashkull që kënaqet kur lexon poezi e që qan me skena të dhimbshme të filmave; një mashkull që nuk insiston që gjithmonë ta paguajë llogarinë; një mashkull që refuzon të shkojë në luftë; një mashkull që sheh shfaqje baleti dhe kënaqet, e që refuzon të jetojë sipas ideve që shpërfaqin magazinat e televizori.
Sa herë kam rastisur të përballem me meshkujt e vendeve evropiane, kam ndjerë diçka të çuditshme, ndoshta deri te e sikletshme: të vë në pozicion inferioriteti qetësia dhe siguria e tyre gjatë çdo lloj ndërveprimi. Këmbëngulësia e tyre për t’a respektuar individin, është e mahnitshme, një cilësi kjo që nuk e kam hasur asnjëherë tek meshkujt shqiptar.
Ju mund të pyesni se me çfarë lloj meshkujsh paskam qëndruar unë?
Unë ju them se me po të njëjtit që kanë qëndruar të gjitha gratë shqiptare. Dhe, jo, përgjigjja nuk është se ata nuk më kanë respektuar, por ideja e shndërrimit të tjetrit në pronësi, marrja e vendimeve në mënyrë të njëanshme, ndjenja dhe mendimi se qëndrojnë qoftë edhe vetëm një gjysmë shkalle më lartë teje, tek meshkujt shqiptarë janë rrënjosur thellë brenda qenies së tyre. Ata madje shpesh janë edhe në padijeni te këtij fakti. Natyrisht, sepse kurrë asnjëherë askush nuk i ka sfiduar ose i ka prishur rehatinë në rutinën e tyre të të luajturit “mashkullin”.
Detyrohem tash të citoj një klishe: “Evropa është shumë para nesh”, në çdo aspekt, e sidomos në atë të edukimit e të kulturës së njohjes së vetvetes. Meshkujt në Evropë, ndoshta para ABC-së kanë mësuar se si duhet respektuar dhe çmuar tjetri dhe individualiteti i tij e sidomos ai i femrës. Arsyeja pse unë kam reflektuar mbi gjithë këtë është shumë e thjeshtë: “Meshkujt e kohës së re” ngadalë po dalin në sipërfaqe edhe në shqiptari dhe fakti që unë kam mundësi të jem dëshmitare e këtij revolucioni më lumturon pafund.
Çdo ditë e më tepër, në punë e në aktivitete të ndryshme, në kafe e në klube, takoj meshkuj shqiptarë me mendësi dhe cilësi te meshkujve të kohës se re. Ata në vazhdimësi sfidojnë veten në gjerat më thelbësore dhe fillimi i hapjes së horizontit të mendjes së tyre është një mrekulli. Ata duan të jenë të pranishëm kudo, madje edhe në bisedat më të ndjeshme; dëgjojnë dhe mbështesin partneret, shoqet, motrat, gratë e tyre – intelektualisht dhe shpirtërisht. Ata insistojnë në dhënien e kontributit të tyre në secilin aspekt emotiv e spiritual. Ata refuzojnë të vazhdojnë të sakrifikohen; ata nuk duan më vetëm të bëjnë, të bëjnë e të bëjnë; ata duan të ndjejnë; ata janë këndellur…
Meshkujt e kohës së re çdo ditë e me tepër tërhiqen drejtë femrave të pavarura; drejt femrave të lira; drejt femrave me mendje të hapur; drejt femrave që besojnë në ëndrrat e tyre dhe që sfidojnë jetën çdo ditë, e të cilat mbështeten vetëm dhe vetëm në forcat e veta. Mashkulli i kohës së re kërkon mundësi dhe trajtim të barabartë me partneren, gruan, nënën, motrën e tij. Mashkulli i kohës së re ndjehet krenar kur rrethohet me femrën e ngritur dhe të pavarur. Mashkulli i kohës së re nuk do të vazhdojë më të ndihet përgjegjës për mirëqenën dhe sigurinë e saj, pasi ka nis të kuptoj se kur femrës nuk i cenohet integriteti dhe liria, ajo di të bëjë zgjedhjet më të mira për veten dhe për rrethin. Ai ka kuptuar se potencialet dhe aftësitë e secilit duhet të orientohen drejtë ngritjes së standardeve të jetës, zhvillimit intelektual dhe kulturor. Ai më nuk e ka kohën e as dëshirën të merret me gjera elementare dhe nevoja bazike.
Kjo qasje e re që po ndërtohet jashtë kornizave te paracaktuara – jashtë rregullave qe vijnë nga traditat tona skajshmerisht false – e bazuar mbi individualizmin e pastër dhe aftësisë për të respektuar atë, do të ketë ndikim të madh në ndërtimin e marrëdhënieve tona. Qasja e re e meshkujve të iluminuar do të vë në pikëpyetje të gjitha ato qe i kemi ditur deri tash dhe që i kemi marrë për të mirëqena. Ky këndvështrim i ri do të sfidojë dhe do të lëkund themelet e çdonjërit nga ne, duke na detyruar të rishikojmë dhe rivlerësojmë gjithçka që kemi bërë në të kaluarën.
Kjo erë e re do të na mësojë të çlirohemi nga barrierat, do të na mësojë ta duam më shumë tjetrin, duke e dashur më shumë veten. Kështu, më në fund do të kemi mundësinë të nxjerrim maksimumin nga vetja dhe çdo pikëpamje apo ide mbi etikën, moralin, punën, familjen, relacionet dhe përgjegjësitë… do të jenë kryekëput individuale. Kështu, më në fund, secili prej nesh do të jetë në gjendje të shohë përtej rregullave fikse, përtej kufizimeve mbytëse, përtej asaj që gjithmonë na është shërbyer si e drejtë e vërtetuar dhe që nuk mund të jetë e diskutueshme. Kështu, më në fund, secili prej nesh do të mund ta marr fatin e vet në dorë; do të mund të bëjë ndryshime dhe zgjedhje më të mira, drejt një jete të lumtur dhe të qetë, dinamike dhe me drama, te sistemuar apo të çmendur – kush si të dëshirojë, duke shijuar çdo moment dhe çdo rrugëtim të saj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
E provuam DeepSeek-un dhe funksionoi mirë derisa nuk e pyetëm për Sheshin Tiananmen dhe Tajvanin
E ardhmja e tij varet nga kjo: A mund të krijojë Erdoğani një lidhje të re me Trumpin?
Lamtumirë fëmijëve të humbur të Gazës: Ju donin, do t’ju kujtojnë, këtë nuk e keni merituar
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Klajdi Musabelliu befason me deklaratën në BBVA: Kam qenë i dashuruar me Elvana Gjatën, qëndronim shumë bashkë
Tetë skuadrat që e siguruan direkt kalimin tutje në Ligën e Kampionëve
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale