Po transportonte 10 emigrantë kundrejt fitimit, në pranga 20-vjeçari në Sarandë

4:"Edda
Një 20-vjeçar është arrestuar në Sarandë pasi është kapur duke transportuar 10 emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit.
Policia bën me dije se në kuadër të operacionit të koduar “Tatzat” në pranga ka rënë , O. L.
“I riu u kap në flagrancë, në afërsi të fshatit Tatzat, Delvinë, duke transportuar me automjetin tip “Benz”, kundrejt fitimit, 10 emigrantë, të cilët kishin si qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit”- njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
06/04/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































