Po të votohej nga të gjitha partitë politike, rezoluta e propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës që u diskutua dje në seancë do i binte që do shkarkohej presidenti Hashim Thaçi dhe do të votohej rrëzimi i Qeverisë.
Kështu tha sot për KosovaPress nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Xhavit Haliti.
Ai tha se rezoluta e propozuar nga LDK-ja ishte politike dhe nuk kishte për qëllim gjetjen e asnjë konsensusi në mes partive politike.
Haliti thotë se po të votohej kjo rezolutë do të votonin për shkarkim të presidentit dhe rrëzim të Qeverisë.
Por Haliti i PDK-së thotë se ata nuk janë të interesuar për asnjë nga këto e as për zgjedhje të reja.
“Ajo ishte politike, nuk ishte për konsensus një çështje e tillë. Po të votohej nga të gjitha palët rezoluta e propozuar nga LDK do të thotë që ne po votonim të shkarkonim presidentin e vendit, ta shkarkonim edhe Qeverinë, dhe Kosova të merrte rrugën drejt zgjedhjeve të reja. Ne nuk jemi të interesuar që ta bëjmë këtë”, thotë Haliti.
Ai tha se është në interes të opozitës që të kthehet në Kuvend, sepse siç tha ai, debati duhet të bëhet aty.
Haliti ka sqaruar edhe për disa projektligje që sot ishin në rend dite për t’u diskutuar, por që nuk u hodhën fare në votim.
Kjo për shkak se Lista Serbe ka marr qëndrim që mos t’i votojë ato përderisa nuk ka një pajtueshmëri në mes partnerëve të koalicionit qeverisës.
Nënkryetari i Kuvendit Xhavit Haliti sqaron se këto projektligje janë lënë për një seancë tjetër përderisa nuk vjen për votim Ligji për Fetë që duhet të votohet në Kuvend.
Haliti thotë se ky projektligj është shumë i domosdoshëm që të votohet sepse është me rëndësi për shtetin.
Por Haliti shpreson se opozita të kthehet në Kuvend për ta votuar Ligjin mbi Fetë, për të cilin thotë se është kërkuar nga partnerët strategjik që të miratohet.
Sipas Halitit, ai mund ta kalohet pa problem nëse opozita merr pjesë në seancë dhe voton.
“Lista Serbe kanë interesa politike për ato çështje, kanë një qëndrim që mos të votojnë dhe mos të kalojnë në Kuvendin e Kosovës. Janë çështje për të cilat ka një marrëveshje që mos të futen në votim derisa të kemi pajtueshmëri. Këtu është edhe Ligji mbi Fetë që unë mendoj që është i domosdoshëm të miratohet. Shpresoj se në seancat e ardhshme do të vinë edhe opozita dhe do ta miratojmë këtë Ligjin mbi Fetë, i cili është tepër i rëndësishëm për Kosovën, dhe ligj për të cilin edhe partnerët tanë strategjik po kërkojnë që ta miratojmë”, thotë Haliti për KosovaPress.
Raporti vjetor i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2017, projektligji për Noterinë, propozim-rezoluta nga debati parlamentar për dialogun me Serbinë, votimi në lexim të dytë i projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për Hekurudhat e Kosovës, projektligji për shërbimet postare në lexim të dytë dhe projektligji për miniera dhe minerale, në lexim të dytë ishin pikat të cilat u kaluan dhe nuk u diskutuan fare në seancën e sotme, përcjell Telegrafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia
Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri
Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit