LAJMI I FUNDIT:

“A po dukem i shqetësuar” – Ancelotti thyen heshtjen dhe flet mbi thashethemet për Mbappen

“A po dukem i shqetësuar” – Ancelotti thyen heshtjen dhe flet mbi thashethemet për Mbappen

Carlo Ancelotti ka hedhur poshtë thashethemet që e lidhin Real Madridin me një transferim të mundshëm të Kylian Mbappes, duke insistuar se ai mbetet i fokusuar tek puna e tij.

Mbappe raportohet se ka informuar Paris Saint-Germainin për vendimin e tij për t’u larguar nga klubi, sapo t’i skadojë kontrata gjatë verës.

Real Madridi tash e disa vite kanë qenë admirues të francezit dhe pasi ai i refuzoi dy herë në të kaluarën, duket se më në fund do të arrijnë që të realizojnë objektivin e tyre.


Sidoqoftë, Ancelotti ka preferuar të qëndrojë i heshtur në mesin e thashethemeve duke refuzuar të flas nëse ka diçka konkrete mes Realit dhe lojtarit.

Real Madridi po synon të afrojë edhe një figurë të rëndësishme të PSG-së përveç Kylian Mbappe
Lexo po ashtu Real Madridi po synon të afrojë edhe një figurë të rëndësishme të PSG-së përveç Kylian Mbappe

“Unë shoh dhe dëgjoj gjithçka por asgjë më shumë. Unë e kuptoj se është tema e ditës për juve por jo për ne. Ne duhet që të përgatitemi për ndeshjen e së nesërmes dhe kjo është ajo për të cilën kemi biseduar, për asgjë më shumë. Do të doja të punoja në këtë sezon, ka shumë kohë para se të vjen sezoni i ardhshëm”, ka thënë Ancelotti para gazetarëve.

Mesfushori i Real Madridit, Aurelien Tchouameni, kishte bërë një reagim në platformën X (ish-Twitter) pas lajmeve se Mbappe do të largohet nga Parisi, reagim ky që kishte marrë vëmendjen e të gjithëve.

Kylian Mbappe mund të paguajë nga ‘xhepi i tij’ për të siguruar kalimin tek Real Madridi
Lexo po ashtu Kylian Mbappe mund të paguajë nga ‘xhepi i tij’ për të siguruar kalimin tek Real Madridi

Megjithatë, Ancelotti ka siguruar se spekulimet nuk do të jenë një pengesë për ekipin teksa ata po luftojnë për trofe në disa fronte.

“A jam i shqetësuar për Mbappen, a më shihni mua të shqetësuar? Mendoj se do të jetë e njëjta gjë edhe për konferencat në vazhdim, nuk jam i shqetësuar”, është shprehur tekniku italian./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Premier League
Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Liga e Parë
Eskalon situata në fund të ndeshjes Liria - Vëllaznimi, tifozët futen në fushë

Eskalon situata në fund të ndeshjes Liria - Vëllaznimi, tifozët futen në fushë

Liga e Parë
Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Ndërkombëtare
Dy top klubet angleze e bëjnë prioritet transferimin e Frenkie de Jongut

Dy top klubet angleze e bëjnë prioritet transferimin e Frenkie de Jongut

La Liga
Barcelona rrit kufirin e pagave, tani synon afrimin e një ylli nga Liga Premier

Barcelona rrit kufirin e pagave, tani synon afrimin e një ylli nga Liga Premier

La Liga
Kalo në kategori