LAJMI I FUNDIT:

Po argëtoheshin me rastin e vitit të ri akademik, shembet dyshemeja – dhjetëra studentë amerikanë lëndohen (Video)

Po argëtoheshin me rastin e vitit të ri akademik, shembet dyshemeja – dhjetëra studentë amerikanë lëndohen (Video)

Dhjetëra persona janë lënduar gjatë një ahengu të organizuar në një ndërtesë gjigante në afërsi të universitetit Klemson në Karolinën e Jugut, kur u shemb dyshemeja dhe mbretëroi një situatë kaotike.

Policia amerikane ka njoftuar se 30 persona janë dërguar me urgjencë në spitalet më të afërta, kurse raportohet se gjithçka ndodhi vetëm 30 minuta pas mesnatës në katin e parë të ndërtesës që gjendet pak minuta larg kampusit të universitetit, transmeton Telegrafi.

Pjesa qendrore e dyshemesë thjesht ishte “shqyer” dhe të pranishmit në aheng kanë përfunduar në bodrum. Mediat amerikane raportojnë se studentët po festonin fillimin e vitit të ri akademik, si dhe fitoren e ekipit të tyre të futbollit.


Në videon amatore të publikuar më poshtë, shfaqet masa duke u argëtuar nën tingujt e muzikës të cilët nuk mund të ndaleshin duke vallëzuar, si dhe momenti kur shembet dyshemeja mbi të cilën po qëndronin.

“Duke u nisur jashtë ndjeva se diçka e çuditshme po ndodhte, dhe pasi ktheva kokën i pashë të gjithë duke rënë poshtë. Të gjithë po bërtisnin dhe qanin. Ishte një moment i pabesueshëm, pasi disa sekonda më herët ata ishin aty duke vallëzuar”, ka deklaruar studentja 20-vjeçe Raven Gerra.

Policia ka njoftuar se është duke hetuar rastin, ndërsa që të gjithë studentët janë nxjerrë nga “gropa” dhe se askush nuk ka mbetur i ngujuar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Azia
Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Australia
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Evropa
Trump: Nuk i frikësohemi tarifave të BE-së, mjaft na kanë keqtrajtuar

Trump: Nuk i frikësohemi tarifave të BE-së, mjaft na kanë keqtrajtuar

Amerika
Punonjësit e institucioneve serbe nga Graçanica arrijnë në Beograd, synojnë të kundërshtojnë protestat e studentëve

Punonjësit e institucioneve serbe nga Graçanica arrijnë në Beograd, synojnë të kundërshtojnë protestat e studentëve

Serbia
Kalo në kategori