Pllakat nga ASRock me procesorët Atom

Më e avancuara AD2700B-ITX dallohet për nga procesori më i fuqishëm D2700 me takt pune prej 2.13 GHz, Ethernetin gigabitësh dhe konektorin USB 3.0. Modeli i tretë dhe më i pasuri për nga pajisjet është AD2700-ITX, i cili në pllakën paraprake shton video daljet DVI dhe HDMI si dhe audion 7.1-kanelësh me konektorin optik S/PDIF.
Procesorët dhe çipseti i Intelit ftohen në mënyrë pasive, e bërthama e integruar grafike Intel GMA 3600 ose 3650 (varësisht nga modeli) është e bazuar në dizajnin PowerVR SGX545 të Imagination. Çmimi dhe koha e fillimit të shitjes nuk janë publikuar. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































