LAJMI I FUNDIT:

Plenkoviq: Nëse një lider serb e njeh Kosovën, karriera e tij politike përfundon

Plenkoviq: Nëse një lider serb e njeh Kosovën, karriera e tij politike përfundon

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq tha të mërkurën se kompleksitetit të situatës në Kosovë i kontribuon fakti se vendimi për njohjen e saj do të ishte fatal për karrierën politike të çdo politikani serb.

Reklama

Plenkoviq këto komente për Kosovën i bëri në konferencën e sigurisë GLOBSEC 2023 në Bratislavë të Sllovakisë, ku po merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Siç raporton media kroate “Index.hr”, kryeministri kroat tha se Zagrebi kërkon paqe dhe ndërprerjen e shpejtë të incidenteve, duke iu referuar përleshjeve mes forcave të KFOR-it dhe protestuesve serbë në veri të Kosovës, ku të hënën u plagosën më shumë se 80 persona.

“Cilido udhëheqës në Serbi që do ta njihte Kosovën, mendoj se ai më nuk do të kishte perspektivë në karrierën e tij politike”, tha Plenkoviq, duke shtuar se prandaj është e komplikuar të gjesh një zgjidhje, transmeton Telegrafi.

Sipas tij, bashkësia ndërkombëtare duhet të ndërmjetësojë në negociata, të qetësojë situatën dhe të gjejë një zgjidhje në mënyrë që serbët në veriun e Kosovës, me shumicë serbe, të vazhdojnë të marrin pjesë në procesin demokratik.

Pa këtë, “nuk dërgohen sinjalet e besimit dhe ndërtimit të bashkëjetesës”, tha kryeministri kroat.

Disa dhjetëra ushtarë të KFOR-it, forcës së bashkësisë ndërkombëtare nën udhëheqjen e NATO-s, janë lënduar të hënën pasdite në një përleshje me protestuesit serbë në komunën e Zveçanit në veri të Kosovës.

Protestuesit serbë, mes të cilëve ka edhe disa dhjetëra të lënduar, kundërshtuan vendosjen e kryetarëve shqiptarë në komunat veriore pas zgjedhjeve lokale, të cilat u bojkotuan nga serbët. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Të maskuar e të armatosur - Kurti publikon fotografitë e grupit kriminal që sulmuan policinë në veri

Të maskuar e të armatosur - Kurti publikon fotografitë e grupit kriminal që sulmuan policinë në veri

Lajme
Vrasja e policit dhe plagosja në veri, kryeministri dhe zv.drejtori i policisë mbajn konferencë

Vrasja e policit dhe plagosja në veri, kryeministri dhe zv.drejtori i policisë mbajn konferencë

Lajme
Kurti: Ditë e rëndë për vendin tonë, janë 30 persona të armatosur që po vazhdojnë sulmet ndaj Policisë së Kosovës

Kurti: Ditë e rëndë për vendin tonë, janë 30 persona të armatosur që po vazhdojnë sulmet ndaj Policisë së Kosovës

Lajme
Lajmi për vrasjen e policit në Banjskë dhe plagosjes së një tjetri, zë vend në ballinat e mediave botërore

Lajmi për vrasjen e policit në Banjskë dhe plagosjes së një tjetri, zë vend në ballinat e mediave botërore

Lajme
Reagon familja e policit të vrarë në veri: Të vdesësh për atdhe është sikur të rilindësh përsëri

Reagon familja e policit të vrarë në veri: Të vdesësh për atdhe është sikur të rilindësh përsëri

Lajme
Pacolli publikon fotografinë e policit të vrarë në veri

Pacolli publikon fotografinë e policit të vrarë në veri

Lajme
Kalo në kategori