LAJMI I FUNDIT:

PLD: Mediat duhet tu rezitojnë presioneve partiake

PLD: Mediat duhet tu rezitojnë presioneve partiake

Gjendja me lirinë e mediave në Maqedoni është si në periudhat më të vështira në historinë e vendit, dhe çdo ditë me kalimin e qeverisë të VMRO-DPMNE-së paralajmërohen edhe kohë më të ashpra. Kjo është konfirmuar nga raporti i fundit i “Freedom House”, ku shteti vlerësohet si vend jo i lirë për sa i përket lirisë së medias, thonë nga PLD, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Sot, kur shënohet Dita Botërore e lirisë së shtypit, hapësira mediatike në Maqedoni është nën presion dhe ndarje, dhe çdo gazetar që profesonalisht e bën punën e tij çdo gazetar është shënjestër e këtij pushteti. Prandaj, ne kërkojmë që të kthehen parimet demokratike edhe në media, që ka për të vënë në dukje rëndësinë solidaritetin brenda profesionit të gazetarit. Pikërisht në këtë ditë ne kërkojmë përmbushjen e marrëveshjes Përzhino për rregullimin e mediave dhe fushën e medias dhe çdo gazetar të mund profesionalisht, korrekt dhe në mënyrë të balancuar të informojë dhe të transmetojë situatën në vend. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për shkak të periudhës së ardhshme, të mos ketë shtrembërim të vërtetës, manipulime, spin dhe magjepsje të publikut”, thuhet në deklaratë.


Partia tha se i inkurajon gazetarët e të gjithë mediave mendje lirë për të vazhduar punën e tyre, sepse vjen koha kur në Maqedoni do të rivendoset demokracia, sundimi i ligjit, liria e mendimit dhe e shprehjes. /Telegrafi/

“Mediat duhet tu rezistojnë presioneve partiake”, siç thuhet nga PLD. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori