LAJMI I FUNDIT:

Gjiganti norvegjez Inspera ka blerë platformën me bazë në Kosovë, “Crossplag”

Gjiganti norvegjez Inspera ka blerë platformën me bazë në Kosovë, “Crossplag”

Inspera, një platformë edukative me bazë në Norvegji ka njoftuar blerjen e platformës Crossplag, një produkt i zhvilluar në Kosovë, që për qëllim ka zbulimin e origjinalitetit të ndonjë përmbajtjeje të caktuar ose detektimin e plagjiaturës.

Produkti anti-plagjiaturë, Crossplag u krijua nga Besart Kunushevci, Alejtin Berisha dhe Visar Muhaxheri.

Tani ky produkt do të jetë pjesë e kompanisë norvegjeze Inspera, një platformë dixhitale ku përmes së cilës ofron mundësinë për krijimin e testeve online.


Duke përfshirë ekspertizën dhe teknologjinë e Crossplag, Inspera synon të përmirësojë më tej zgjidhjet e saj, secila prej të cilave fuqizon edukatorët dhe institucionet për të ofruar vlerësime autentike me lehtësi.

Me përfshirjen e plotë të Crossplag në vlerësimin dixhital të Inspera-s dhe ekosistemin e kërkimit në distancë, klientët mund të presin një integrim më të ngushtë të kontrollit të origjinalitetit dhe kapacitetet e zbulimit të shkrimeve të AI-s.

Produkti i zhvilluar në Kosovë, Crossplag, është një mjet i fuqishëm që detekton nëse teksti është plagjiat, dhe gjithashtu nëse ndonjë tekst është krijuar me Inteligjencë Artificiale.

“Ne e kuptojmë se institucionet, arsimtarët dhe studentët duan të sigurohen se diploma dhe kualifikimet e tyre kanë integritetin në thelb. Me rritjen e shpejtë të kohëve të fundit dhe disponueshmërinë e gjerë të mjeteve të AI-s, nevoja për zbulimin e shkrimit të AI-s është ngritur në të njëjtin nivel me kontrollin e origjinalitetit dhe ngjashmërisë. Inkorporimi i aftësive Crossplag në të gjitha këto fusha do t’u mundësojë institucioneve të vlerësojnë me besim më të madh”, thotë Inspera.

Institucionet arsimore në mbarë botën e përdorin softuerin Inspera për të ofruar në mënyrë dixhitale teste të standardizuara, provime të hapura dhe të mbyllura, provime përfundimtare dhe vlerësime të lëndëve, në terren ose në një mjedis hibrid/të largët. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Samsung do të sjell një telefon palosësh me çmim më të lirë

Samsung do të sjell një telefon palosësh me çmim më të lirë

Teknologji
Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

Teknologji
Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë

Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë

Teknologji
Paralajmërim për të gjithë përdoruesit e Gmail, Yahoo dhe Microsoft

Paralajmërim për të gjithë përdoruesit e Gmail, Yahoo dhe Microsoft

Teknologji
Moment historik për Apple - gjiganti i teknologjisë prezanton Apple Intelligence për përdoruesit në BE

Moment historik për Apple - gjiganti i teknologjisë prezanton Apple Intelligence për përdoruesit në BE

Teknologji
Apple pezullon më shumë se 135 mijë aplikacione në vendet e BE-së

Apple pezullon më shumë se 135 mijë aplikacione në vendet e BE-së

Teknologji
Kalo në kategori