LAJMI I FUNDIT:

Planifikonte të kryente sulme me armë kimike në Izrael, policia gjermane arrestojnë sirian 21-vjeç në Berlin (Video)

Planifikonte të kryente sulme me armë kimike në Izrael, policia gjermane arrestojnë sirian 21-vjeç në Berlin (Video)

Një djalë nga Siria i akuzuar për planifikim të sulmeve kimike në Izrael dhe rekrutim të ekstremistëve në organizatën terroriste ISIS, është arrestuar sot në Berlin.

Njësiti special i policisë gjermane i njohur si SEK, të armatosur deri në dhëmbë janë futur në një restorant dhe kanë arrestuar të dyshuarin, derisa dhjetëra policë tjerë më armë të gjata siguronin zonën, transmeton Telegrafi.

21-vjeçari kërkohej nga autoritetet e sigurisë është për një sulm që kishte ndodhur më 14 prill në Wittenau të Berlinit.


Ky i ri së bashku me disa persona tjerë kishin lënduar rëndë një burrë i cili i kishte borxh të dyshuarit rreth 4 mijë euro, ku pas eskalimit të situatës e kishin shkelmuar dhe grushtuar dhe më pas e kishin therur me thikë në qafë, shkruan Bild.

Por, pas një hetimi, policia gjermane ka arritur ta kapë atë në një restorant në Neukolln, ndërsa aktualisht është në mbajtje.

“Ishte në listën e të kërkuarave për sulm. Konsiderohet si një njeri shumë i rrezikshëm”, thuhej në komunikatën e policisë gjermane.

Sipas të përditshmes gjermane Bild, ky sirian gjithashtu dyshohet se planifikonte të kryente sulme terroriste në Izrael me armë kimike. Ai gjithashtu kishte rekrutuar luftëtarë të rinj për organizatën terroriste ISIS. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pas reagimeve të fuqishme, Trump mund të ulë tarifat ndaj Kanadasë dhe Meksikës

Pas reagimeve të fuqishme, Trump mund të ulë tarifat ndaj Kanadasë dhe Meksikës

Amerika
Ukraina dhe SHBA bien dakord për të zhvilluar një takim të ri

Ukraina dhe SHBA bien dakord për të zhvilluar një takim të ri

Evropa
Kina paralajmëron se është e gatshme për

Kina paralajmëron se është e gatshme për "çfarëdo lloj lufte" me SHBA-në - pasi Trump vendosi tarifat tregtare

Botë
Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi

Evropa
Zëvendëspresidentin dhe kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve i “tradhton” mikrofoni, dëgjohen duke folur keq për Bidenin

Zëvendëspresidentin dhe kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve i “tradhton” mikrofoni, dëgjohen duke folur keq për Bidenin

Amerika
Supremja 'godet' administratën Trump - urdhëron t’i zhbllokojë pagesat për ndihmat e huaja

Supremja 'godet' administratën Trump - urdhëron t’i zhbllokojë pagesat për ndihmat e huaja

Amerika
Kalo në kategori