LAJMI I FUNDIT:

Plani i ‘çmendur’ i Ligës Premier për ta mbyllë sezonin: Katër ndeshje në ditë në stadiumin Wembley

Plani i ‘çmendur’ i Ligës Premier për ta mbyllë sezonin: Katër ndeshje në ditë në stadiumin Wembley

Liga Premier është duke i shqyrtuar të gjitha opsionet që të mbyllë këtë sezon, që aktualisht është i suspenduar nga coronacvirusir.

Nga filli i muajit mars, të gjitha aktivitetet sportive nëpër botë janë suspenduar për shkak të pandemisë që ka prekur shumë vende.

Federata e Futbollit të Anglisë ende nuk ka dhënë ndonjë datë se kur mund të rikthehen në aksion, por besohet se fundi i majit do të jetë vendimtar.


Sergio Aguero e Virgil van Dijk (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Mirror raporton se Liga Premier do të rikthehet në Wembley, ndoshta edhe në stadiumin eTottenham Hotspurit, duke u zhvilluar vetëm katër ndeshje në ditë.

Stadiumi më i madh në Angli do të jetë nikoqir i katër ndeshje ditore që do të zhvillohen aty, në mënyrë që liga të mbyllet në fund të muajit korrik.

Premier Liga pritet t'i humbë një miliard euro - një numër i madh i klubeve drejtë falimentimit
Lexo po ashtu Premier Liga pritet t'i humbë një miliard euro - një numër i madh i klubeve drejtë falimentimit

Mediumi anglez gjithashtu zbulon se Qendra Kombëtare e Futbollit “St George’s Park” (ka 228 dhoma hoteli dhe 13 fusha futbolli) do të vihet në dispozicion të klubeve, që mund ta përdorin atë si bazë trajnimi në karantinë, në mënyrë që të mbajë sa më të bashkuar lojtarët dhe stafet.

Nëse nuk përmbyllet kampionati, klubet do të duhet t’i kthejnë Sky Sports plot 371 milionë funte dhe 50 milionë të tjera BT Sports për të drejtat televizive. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lionel Messi i gatshëm për rikthim të bujshëm te Barcelona

Lionel Messi i gatshëm për rikthim të bujshëm te Barcelona

Ndërkombëtare
Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Përfaqësueset
Tre klube të mëdha e kanë Xavin në listë për sezonin e ardhshëm

Tre klube të mëdha e kanë Xavin në listë për sezonin e ardhshëm

Ndërkombëtare
Pranohet ankesa e La Ligas kundër kritikave të Real Madridit rreth gjyqtarëve, Los Blancos rrezikojnë dënimin

Pranohet ankesa e La Ligas kundër kritikave të Real Madridit rreth gjyqtarëve, Los Blancos rrezikojnë dënimin

La Liga
Barcelona i drejtohet FIFA-s dhe UEFA-s për të shpëtuar marrëveshjen e Vitor Roque me Palmeiras

Barcelona i drejtohet FIFA-s dhe UEFA-s për të shpëtuar marrëveshjen e Vitor Roque me Palmeiras

La Liga
Interi synon transferimin e yllit të Manchester Unitedit

Interi synon transferimin e yllit të Manchester Unitedit

Serie A
Kalo në kategori