LAJMI I FUNDIT:

Plani i çmendur i Hertha Berlin nën drejtimin e Klinsmann – jo vetëm Xhaka, në listë yje të mëdha për të krijuar një skuadër rivalizuese për trofe

Plani i çmendur i Hertha Berlin nën drejtimin e Klinsmann – jo vetëm Xhaka, në listë yje të mëdha për të krijuar një skuadër rivalizuese për trofe

Afati kalimtar i janarit mund ta ketë Hertha Berlinin si një prek klubeve më agresive për blerje.

Klubi gjerman nën drejtimin e Jurgen Klinsmann, që aktualisht mban pozitën e 12 në Bundesliga ua ka vënë syrin disa lojtarëve të mëdhenj.

I pari që e ka pranuar kalimin në këtë klub është shqiptari i Arsenalit, Granit Xhaka.


Gunners e blen Xhakën për 45 milionë euro nga Borussia Monchengladbach, por tani flitet për një ofertë në vlerë 25 milionë euro.

Mësohet se aksionari  kryesor Lars Windhorst është i gatshëm të investojë plot 200 milionë euro.

Xhaka mund të jetë blerja e parë, por sipas Le Parisien, klubi është në kontaktet të vazhdueshme me Paris Saint-Germain për mesfushorin Julian Draxler.

Gjermani që ka bërë karrierë te Schalke dhe Wolfsburg, ka luajtur shumë pak këtë vit dhe kërkon largimin.

Një tjetër lojtar që pëlqehet shumë është edhe Mario Gotze. Fituesi i Kupës së Botës në vitin 2014 që aktualisht është te Borussia Dortmund, ishte afër që të shkojë edhe në verë në Berlin.

Mundësitë janë që Hertha të reagojë që në janar për të pasi edhe Gotze sikurse Draxler ka pasur pak minuta.

Emrat tjerë në listë janë edhe Julian Weigl (Dortmund) dhe Victor Wanyama (Tottenham Hotspur). /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Liga e Evropës
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Do të ishte historike për afatin kalimtar shkëmbimi që po synojnë Real Madridi dhe Manchester City

Do të ishte historike për afatin kalimtar shkëmbimi që po synojnë Real Madridi dhe Manchester City

Ndërkombëtare
Të gjithë e panë festën e egër të Rudigerit kundër Atletico Madridit, por a e patë çfarë bëri Valverde?

Të gjithë e panë festën e egër të Rudigerit kundër Atletico Madridit, por a e patë çfarë bëri Valverde?

Liga e Kampionëve
Mikel Arteta po synon ribashkimin me ish-sulmuesin e Man Cityt tek Arsenali

Mikel Arteta po synon ribashkimin me ish-sulmuesin e Man Cityt tek Arsenali

Premier League
Kalo në kategori