LAJMI I FUNDIT:

Planeti Tokë, përpara një rreziku që pakkush e thotë…

Planeti Tokë, përpara një rreziku që pakkush e thotë…

Nga ora në orë, lajmërimet për virusin e ri po përforcohen në nivel botëror. Dikush mendon se është një flluskë sapuni, për të shitur fill më pas vaksinat e posaçme dhe për të siguruar nga ankthi botëror edhe ca miliarda dollarë të tjera.

Porse mundësia që ky virus është “arratisur” nga ndonjë laborator lufte i Republikës Popullore të Kinës, është po aq i lartë. Kinezët sidoqoftë po mundohen në mënyrë shembullore ta korrigjojnë këtë gjë, duke marrë masa spektakolare dhe mbresëlënëse.

Por, gjithashtu, askush nuk mund ta përjashtojë mundësinë që kjo “arratisje” e këtij virusi vrasës, të jetë një arratisje e autorizuar, nga mendje të sëmura që kanë shpërthyer një shantazh bakteriologjik, për të mos thënë një luftë të mirëfilltë…


Urojmë Zotin që këto mendje të sëmura, që përllogarisin dominimin e racave dhe gjunjëzimin e kundërshtarëve, të mos kenë pozicione kyçe dhe vendimmarrëse që të veprojnë në mënyrë të pakontrolluar dhe në mënyrë terroriste. Sepse, nëse virusi vrasës është futur në qarkullim në mënyrë të qëllimshme, është rasti flagrant i një terrorizmi bakteriologjik të frikshëm.

Lus Zotin të mos jetë kështu!

Industria e vdekjes në të vërtetë ka qenë gjithmonë ajo që ka fituar gjithmonë më shumë para në Planetin tonë.

Duke filluar nga falsifikimet e ushqimeve, te teknologjitë mjekësore që fshihen për t’u shitur më shtrenjtë, pavarësisht se sa viktima ndëshkohen me vdekje, te ndotja globale, te industria e armëve dhe duke kulmuar te laboratorët e vdekjes bakteriologjike që mund ta shfarosin njerëzimin, por të ruajnë pasurinë e tokësorëve ndryshe nga bombat atomike gjithëshkatrruese…

Sa pak dashuri ka mbetur në mendjet dhe shpirtrat e SuperKupolës politike dhe financiare, që udhëheq realisht botën, herë në mënyrë të dukshme dhe më shpesh akoma, në mënyrë të padukshme…

Sa pak dashuri dhe sa ftohtësi rrëqethëse, në lidhje me jetët njerëzore të pambrojtura, që ikin, ndëshkohen dhe shfarosen pa e kuptuar se “përse?!’

Të vjen keq, kur sheh në këtë rast Shqipërinë!

Supermjekë dhe superintelekte të keqmenaxhuara, gjysëm të braktisur në fatin e tyre që për më tepër përflitet me pasion.

Shqiptarët, “gjalpë i mirë në lëkurë qëni!…”, mbllaçisin në këto raste zagoritët. /360grade/

Në trend

Më shumë
Egli zbulon hapur produksionin e BBVA: Kemi firmosur kontratë që të mos e përmendim emrin e ish-partneres së Gjestit, 20 mijë euro është dënimi

Egli zbulon hapur produksionin e BBVA: Kemi firmosur kontratë që të mos e përmendim emrin e ish-partneres së Gjestit, 20 mijë euro është dënimi

Magazina
Problemet që u shfaqën me rezultatet preliminare, kryetari i KQZ-së e njoftoi Osmanin se janë në pritje të raportit përfundimtar nga institucionet e sigurisë

Problemet që u shfaqën me rezultatet preliminare, kryetari i KQZ-së e njoftoi Osmanin se janë në pritje të raportit përfundimtar nga institucionet e sigurisë

Lajme
Bebe Rexha duket thuajse e panjohur pa makijazh rrugëve të Beverly Hills, pak kohë pasi prishi kontratën e saj me shtëpinë diskografike Warner Records

Bebe Rexha duket thuajse e panjohur pa makijazh rrugëve të Beverly Hills, pak kohë pasi prishi kontratën e saj me shtëpinë diskografike Warner Records

Magazina
Vrasja në Skenderaj, të arrestuarit janë babë e bir

Vrasja në Skenderaj, të arrestuarit janë babë e bir

Kronika e Zezë
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit

Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit

Magazina
Kalo në kategori