Planet për stadiumin e ri prej 112,000 ulësesh të Boca Juniors janë jashtë çdo imagjinate

Një kandidat për postin e presidentit të Boca Juniors ka zbuluar planet e tij për një stadium të ri me 112,000 vendesh, i cili padyshim do të bëhej një nga stadiumet më spektakolare në futbollin botëror.
Jorge Reale, një biznesmen nga Mendoza, i cili është gjithashtu një tifoz i madh i Boca Juniors, po propozon “Nueva Bombonera” – një arenë që do të vendoset pak më shumë se një kilometër larg nga terreni i tyre aktual; Estadio historike Alberto J. Armando.
Në të kaluarën, ka pasur thirrje për të modernizuar stadiumin që u ndërtua fillimisht në vitin 1940. Ai u rinovua në vitin 1996, por duket se gjendja e tij është përkeqësuar që atëherë.

Në fakt, vitin e kaluar, gjatë një ndeshje të Copa Libertadores midis Boca dhe skuadrës braziliane Corinthians, pamjet tronditëse treguan një çarje të madhe në një nga tribunat.
Përpara emërimit të një presidenti të ri, kandidati Jorge Reale ka prezantuar një koncept të ri stadiumi që do të ndërtohej në ishullin Demarchi, i cili është vetëm 1.3 kilometra nga vendi historik 805 Brandsen St.
Projekti, nga arkitekti Enrique Lombardi, do të kishte 444 hapësira VIP, 78 kabina televizive, 4,000 vende parkimi dhe 112,000 vende për bazën e madhe të tifozëve të Boca-s.
“Me La Nueva Bombonera (stadiumi i ri), ne mbetemi në lagjen tonë që na identifikon kaq shumë”, ka thënë Reale.
“Ne jo vetëm që zgjidhim çështjen e kapaciteteve, por i japim zgjidhje edhe një problemi shumë më të madh me të cilin klubi po përballet prej vitesh: anëtarëve të ri”.

“Të gjithë anëtarët do të kishin të njëjtat të drejta dhe të njëjtat shanse për të mbështetur klubin që duan”, ka shtuar më tej ai.
Boca aktualisht ka 315,000 anëtarë aktivë – një nga më të mëdhenjtë në botë – që do të thotë se 59,000 vendet në stadiumin e tyre aktual kanë qenë një problem. Megjithatë, ky propozim i ri do të ndihmonte në zgjidhjen e disa prej këtyre problemeve. /Telegrafi/




Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Jo vetëm Salah, Van Dijk dhe Alexandre Arnold: Pesë lojtarë të tjerë të Liverpoolit mund të largohen këtë verë

Milani dhe Interi dërgojnë ofertën zyrtare për të blerë San Siron

Projektohet rikthimi i madh i Andrea Agnellit te Juventusi - madje me Jurgen Klopp si trajner

Lisian Thaqi, talenti nga Peja ftohet nga Bayern Munichu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët