LAJMI I FUNDIT:

Plaçkitet shtëpia e avokatit Bajram Kelmendit

Plaçkitet shtëpia e avokatit Bajram Kelmendit
Shtëpia e avokatit të ndjerë, Bajram Kelmendi /Foto: Ridvan Slivova/

Është plaçkitur shtëpia e pabanuar e avokatit, Bajram Kelmendi i cili bashkë me dy djemtë e tij ishte vrarë nga forcat serbe 25 vjet më parë.

Lajmin e ka bërë të ditur mbesa e Kelmendit, Elena, e cila përmes një postimi në rrjetin social në Instagram ka thënë se mbrëmjen e së mërkurës e kanë parë shtëpinë të plaçkitur.

“Viti 2024 rreth një javë pas 25 vjetorit të vdekjes se familjarëve tanë, njerëzit që dhanë shumë më shumë se jetën për këtë vend, e shpija ku kanë jetu e vepruar këta dëshmorë u thye e u vjedh prej njerëzve të poshtër e të pashpirt.


Na kemi mbi 10 vjet që nuk jetojmë në atë shtëpi, e siç dihet shtëpitë e pabanueshme nuk kanë asnjë gjë të vlefshme brenda. Çka ka të vlefshme ajo shtëpi janë kujtimet e njerëzve që nuk jetojnë mo. E po m’doket që edhe qato kujtime po mundohen me i marr”, ka shkruar ajo.

Telegrafi është munduar të marr informacion shtesë në lidhje me këtë rast nga Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës, mirëpo të njëjtit nuk janë të qasshëm. /Telegrafi/

Shtëpia e avokatit të ndjerë, Bajram Kelmendi /Foto: Ridvan Slivova/
Shtëpia e avokatit të ndjerë, Bajram Kelmendi /Foto: Ridvan Slivova/
Shtëpia e avokatit të ndjerë, Bajram Kelmendi /Foto: Ridvan Slivova/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori